Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, akuzon: dhe provokon reagime të shumta në Prishtinë

Postuar në 16 Janar, 2014 17:06

Vajza epoetit të njohur Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, ka dhënë një intervistë televizive (në programin ‘Rubikon’ të Adriatik Kelmendit, në KTV), në të cilën ka akuzuar qeveritarë të sotëm të Kosovës (pa dhënë emra) si të përfshirë në ekzekutimin e babait të saj, në Gjermani, në vitin 1982, ku komandën, sipas saj, e ka pasur UDB-ja. Në këtë intervistë, ajo e quan Ramush Haradinaj një kriminel ordiner të pasluftës (këtë ide e ka mbrojtur qysh në vitin 2005). Albin Kurtin e quan komunisto-enverist. Thotë se PDK-ja është e keqja e madhe e Kosovës dhe se LDK-ja duhet të vijë në pushtet.

Reagimet pas kësaj interviste kanë qenë të shumta. Partia e Haradinajt e ka quajtur Donika Gërvallën në një deklaratë si pjesë të strukturave që i kanë vrarë babain.  Më pas ka folur në të njëjtën linjë deputeti i kësaj partie, Ardian Gjini. Ndërsa zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma është shprehur se “Donika Shwartz [mbiemri i të shoqit gjerman] i bashkohet korit të shtrigave dhe vampirëve të Beogradit dhe falangave të tij shqipfolëse kundër Kosoves dhe kunder Ramush Haradinajt”. Gazeta Express ka publikuar dhe një shkrim të ashpër të Salih Kabashit, të shoqëruar dhe me fotografi të Donika Gërvallës në moshë të njomë me Enver Hoxhën. Dhe këtë raportim, Express-i e bën me titullin: Fillon demonizimi i Donikës.

Gazetat e tjera nuk i kanë dhënë ndonjë rëndësi këtij lajmi dhe nuk para kanë raportuar lidhur me reagimet ndaj deklaratave të Donika Gërvallës.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.