Mushkolaj bën listën e gazetarëve të vrarë; Bën dhe listën e njerëzve të dënuar për këto vrasje: Asnjë

Postuar në 17 Janar, 2014 04:10

“Pse nuk flasin njerëzit që mund t’i dinë vrasësit e Jusuf Gërvallës?”, pyet në shkrimin e tij të publikuar në gazetën Express opinionisti Imer Mushkolaj, duke marrë shkas nga deklarata e të bijës së Gërvallës, Donikës: “[Ka persona që i dinë vrasësit, por] nuk e kanë guximin ta bëjnë këtë sepse nuk mbrohen nga shteti”.

Por Mushkolaj e përmend këtë ngjarje për të dalë diku tjetër. Dhe thotë: “Më 11 janar 1999 u vra gazetari, publicisti e veprimtari Enver Maloku. Më 10 shtator 2000 u vra gazetari Shefki Popova. Më 23 nëntor 2000 u vra gazetari e publicist Xhemail Mustafa. Më 19 tetor 2011 u vra gazetari Bekim Kastrati. Më 3 qershor 2015 u vra gazetari Bardhyl Ajeti.”

Kush janë vrasësit e tyre? “Nuk është gjetur vrasësi i asnjërit nga ta”, na kujton Mushkolaj, dhe në fund bën një krahasim me shtetin serb, ku “para pak ditësh u arrestuan të dyshuarit për vrasjen e gazetarit Slavko Curuvija; gati pesëmbëdhjetë vjet pasi ai u vra në hyrje të banesës së tij, shteti serb vendosi ta zbardh krimin”.

Shkrimin e plotë të Mushkolajt mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,890,131804

Re.Pu.                           

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.