Ndër çuditë shqiptare: Doktorë Shkencash me “lopatë”, vetëm në një vit 1500 të tillë!...

Nuk ndodh në asnjë Universitet të rajonit dhe as Europës. Çdo vit nga shkollat tona të larta dalin 1500 doktorë shkencash. Të paktë janë ata që synojnë shkencën e mirëfilltë, sepse për pjesën më të madhe diploma e doktoraturës është një mundësi punësimi. Drejtues të shkollave të larta me keqardhje tregojnë se ashtu si në ciklet e tjera të studimit edhe doktoraturat po shkojnë drejt zhvlerësimit. Krahas studentëve që synojnë doktoraturën si mundësi punësimi, vitet e fundit tundimit për një diplomë apo titull “Doktor Shkencash” nuk i kane rezistuar politikanët dhe zyrtarët e lartë edhe pse shumë prej tyre nuk kanë lidhje me arsimin e aq më pak me shkencën.
Sot titulli “Doktor Shkencash”, nëse punon në administratë, të siguron një rritje page prej 20 mijë lekësh të rinj. Për të frenuar ketë bum “shkencëtaresh” që del çdo vit nga Universitete tona dhe me një kosto prej 300 mijë dollarësh për buxhetin e shtetit, Ministria e Arsimit po shikon mundësinë e një kontrolli më të rreptë mbi këtë shkollë studimi. Ndërkohë qeveria ka bllokuar kuotat e pranimeve për doktoraturë ndoshta deri publikimin e politikes së re të Ministres së Arsimit.
Zh.
Comments
Cfare perfaqeson ky 300 mije

Cfare perfaqeson ky 300 mije dollareshi se nuk eshte e qarte? Pagat shtese per "doktoret" ne administrate apo ndonje financim nga buxheti per shkollat doktorale?

Nese jane pagat shtese per "doktoret" ne administrate, e thjeshte fare, le te heqin rritjen e pages. Nese nuk punojne ne arsimin e larte nuk ka cfare u duhet doktoratura.

Ore kush i ben ca artikuj

Ore kush i ben ca artikuj ndonjehere???

Informoheni ndonjehere apo jo???

Keni ndonje statistike apo jo???

Dini te permendi Emra konkrete universitesh apo jo???

Dha pastaj problemi ne buxhetin e shtetit dhe ne nje administrate shteterore jane keta 150 punonjes me titull???

Come on, behuni me serioz ndonjehere se lat nam

Jo or Gjon, jo. Nuk jane 150

Jo or Gjon, jo.

Nuk jane 150 dhe as kaq pak lek. Jane 1500 vete e me shume dhe qindra e mijera euro, madje dhe me shume...

Perse duhet qe te paguhet me

Perse duhet qe te paguhet me shume nje qe ka "titull" ne krahasim me nje pa titull per te njejten pune ? Me sa di une paga percaktohet ne perputhje me vendin e punes e me ate cfare pritet te beje pesoni fitues ne kete vend pune, jo me titujt e aftesite personale. Ne se vendi i punes e kerkon (sipas mendimit te atij qe nderon strukturen e personelit ne cdo institucion) te kesh nje titull, atehere te vihet si kusht per te fituar ate vend pune. ne rast se nje kusht i tille nuk ekziston, atehere paga duhet te jete e njejte edhe sikur te kesh njeqind tituj te fituar ne Haward apo Oksford.

P.S. Ne se dikush punon shofer apo mirembajtes ne nje institucion ( te tille ka plot me shkolle te larte) , ateherene se ka titull Doktor i shtohen edhe 20 000 leke ne muaj ? Shoferi me titull Doktor (ta zeme per sociologji) e drejton me mire makinen se ai me shkolle fillore ?

me ne fund. Ja kaluam

me ne fund. Ja kaluam Gjermanise per dicka, nuk rrihej gjithmone i dyti! Ketu duhet te bertas ''Rrofte Berisha'' prape se bej dot. Jo se ai ka rrojtur shume (i shkoi jeta per kete komb) por do me merrnin per militant, ato LSI-idistat.

1500- Shq//Gj 7-8.000 doktoratura, Per capita ja morem. Gerrys kane me shume PhD ne Europe. Gjithe bota e ka kete problem. Japonia nga vitet 90-te filloi ti prodhonte ne mase.Kina nxjerr 50-60.000 te tille, jane mire per mbrenda por jo per jashte se kurset i kane te shkurtera, nga 3 vjet. India nxjerr gati 10.000 te tille ne vit. Problem eshte bere punesimi, ka prej tyre qe nuk gjejne as vende pune.

Add new comment