Pëllumb Kulla: Pyetje për të cilat nuk dua përgjigje

Postuar në 17 Janar, 2014 04:59

I mirënjohuri Pëllumb Kulla, tash së fundi aktiv dhe interesant edhe në media, iu ka dërguar materialin e mëposhtëm disa gazetave. Ja shënimi i tij i plotë:

Dita-s, Tema-s, Panorama-s

Meqënëse gazetat që i bëjnë akoma fresk merhumit të ri, i lexojnë a nuk i lexojnë trembëdhjetë vetë, (duke përfshirë dhe kryeredaktorët e tyre), përse nuk provoni të mos na i sillni në faqet tuaja se çfarë përrallis ish kryeministri në fejsbuk?! Nuk e kuptoni që njerëzve nuk u intereson çfarë thotë  bile as Enver Hoxha në fejsbukun e tij?!

Sali Berishës:

Meqënë se sipas zotërisë suaj, fitorja e Rilindjes erdhi nga mashtrimet, a nuk ju shkon asnjë fije nëpër mend që Rilindja,  nuk kish nevojë për mashtrime që  të fitonte, ngaqë i mjaftonte humbja juaj e sigurtë katastrofike?!

Edi Ramës:

Meqënëse keni premtuar drejtësi për 21 janarin ‘11, përse vononi kaq shumë dhe nuk shpini përpara gjyqit komplotistët Bamir Topi, Bahri Shaqiri dhe Ina Rama të  shoqëruar ata me dëshmitarin kryesor Sali Berishën?

Ilir Metës:

Përse nuk e konsakroni me rregullore që gjithsesi, zgjedhur drejt apo shtrembër, portreti i Presidentit të Republikës duhet të jetë në çdo zyrë shtetërore? A vërtet mendoni se tani e tutje i pari i shtetit do të jetë kryekëput i përsosur dhe e keqja e këtij vendi është vetëm fotografia e tij?!

Lulzim Bashës:

Meqënëse e ke dhënë personalitetin me qira, për të lojtur një rol të diskredituar tashmë, përse nuk të shohim akoma të veshësh një kostum me katrore? A seriozisht nuk e din ti, që në tërë botën katrorët janë shënjat më dalluese të taksive?!

Zh.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Humor pa kripë dhe një kujdes i tepëruar për të të mos konsideruar si &quot;lëpirës&quot; i të dy &quot;merhumëve&quot;. &nbsp;Edhe autori i tharë i këtij të ashtuquajturi humor, nuk është lexues i çrregullt i gazetave që lëpijnë &quot;merhumët&quot;.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Prisja me shume kuriozitet te lexoja dicka te vlere nga autori, pasi shumecka shkruar prej tij me ka pelqeyer. Zhgenjim total si komentet gjetke neper facebook. Mosha po ben te sajen edhe tek z.Kulla.</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ama ç&#39;pyetje te veshtire qe i paska derguar Metes, e paska degjeneruar fare.. Perse nuk i ben pyetje me te lehta, bie fjala, te ketij lloji: Cfare mendoni per ish-ambasadorin Withers, i cili ne nje kabllogram derguar departamentit te shtetit te dekonspiruar ne Wikileaks, ju cilesonte Ju, zoteri i pernderuar qe per Atdheun tone te fisem beni Kryetarin e Parlamentit(ky i fundit pothuajse po aq&nbsp;i pernderuar sa Ju), me togfjaleshin: &quot;I korruptuar ne menyre spektakolare&quot;?</p>

Submitted by ehcnagjeti (not verified) on

<p>&quot;Humor&quot; kinez, i sforcuar per te &quot;zhyer&quot; palen qe s&#39;e duam. Pyetje koti, te sforcuara, qe mezi i kupton se cfare thone. Ne te gjithen: nje pune humoristi pensionist, qe ka qef te shkruaje por koha e ka lene pas.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.