Kinezët, partnerë strategjikë të qeverisë Rama, investime në “Rrugën e Arbrit”, portet, HEC-et dhe TAP-in

Përpjekjet për të patur Kinën një partner strategjik në bashkëpunimin ekonomik nuk po reshtin as nga qeveria e re. Nëse kanë dëshirë, kinezët mund t’i “marrin” të gjitha pasi qeveria Rama u ka ofruar ato. Nga portet, tek ‘Rruga e Arbrit’, HEC-et, ujësjellësit, gazsjellësi TAP etj., janë sektorët që bizneset kineze mund të investojnë ose mund t’i marrin me koncesion, sipas takimit të Komisionit të Përbashkët Qeveritar Shqiptaro –Kinez. Për palën shqiptare negociatat i kryeson ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ndërsa për palën kineze, Xu Xiaofeng, zv/Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit Europian në Ministrinë e Tregtisë së RP të Kinës. Qeveria shqiptare, në linjë me vendet e tjera të rajonit po synon të tërheqë sa më shumë investime kineze dhe të përfitojë nga fondi kinez i kreditimit prej 10 miliardë dollarësh për vendet e Europës Qendrore e Lindore.
Ajo që e shtyn qeverinë Rama të bëjë këto marrëveshje është se kinezët e njohin terrenin shqiptar që këtu e 70 vite të shkuara. Në situatën aktuale është Kina ajo që zgjedh. Kjo për shkak se pas krizës globale të 2008-ës, e cila nuk e ka prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë Kinën, e gjitha bota i ka kthyer sytë nga vendi komunist. Jo vetëm për investime, por disa qeveri europiane kanë kërkuar që qeveria kinezë të blejë borxhin e tyre. Shqipërisë tashmë i duhet të presë një mundësi nga copa e madhe e investimeve kineze që tashmë kanë gjithë botën para.
Zh.
Comments
bravo shoku Rama se ja kalove
<p>bravo shoku Rama se ja kalove dhe babes Enver te Nanos. Pastaj sot Kina e madhe popullore siç quhej heren e pare tashti qe rilindem eshte 1miliard e treqindmilion. Lum ne !</p>
Keno - sic duket ke qene ne
Keno - sic duket ke qene ne koma qysh ne vitet 80 dhe nuk e je informuar qe bota eshte bere me globale dhe kina me kapitaliste. Me qe u zgjove nga gjumi, te rekomandoj te vizitosh Shanghai ose Pekin dhe ta krahasosh me Shqiperine kapitaliste.
Po mor Robert, po. Paske
<p>Po mor Robert, po. Paske vizituar Shangain dhe Pekinin dhe qenke mrekulluar me sukseset e vendit vella, Kines Popullore. Rrofte Kina popullore komuniste, mike e popullit vella shqiptar. Kina eshte vend i zhvilluar posiiii, ku punetori merr gjysem dollari ne dite, dhe ku njerezit trajtohen si mizat e si mushkonjat. Eshte vend i zhvilluar, posi. Vendi komunist qe ka bere mrekullira.</p>
Llogjike tipike komuniste.
Llogjike tipike komuniste. Pse nuk ja thua kete gjithe kompanive amerikane dhe evropiane. Ne do te jemi me parimor dhe te zgjuar se ata dhe do jetojme me dogma.
kompanite kineze kane
<p>kompanite kineze kane kapitale ekspansive dhe Rama ka bere shume mire.Me shume akoma ti drejtohet kompanive kineze qe merren me teknologjine e energjise diellore dhe industrine e plastikes dhe makinave.Ofrojne mallra te cilesise me kosto te ulet,mund qe familjet shqiptare te blejne panele diellore kineze me çmim te ulet dhe te zgjidhin keshtu ngerçin energjitik.</p>
Add new comment