Ministrja Kodheli zbardh vizitën në Greqi; ujërat, toponimet dhe varrezat, tema e bisedimeve. “SHIU do ristrukturohet. “Meiko” në analizë”

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka dhënë sot disa përgjigje të zgjeruara për problemet e ushtrisë shqiptare, për kallëzimin ndaj parardhësit të saj, Imami, por edhe për vizitën në Greqi. Kodheli ka sqaruar se çfarë ka kërkuar pala greke dhe çfarë ka premtuar. “Greqia dhe Italia bëjnë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë. Pra ky ishte fokusi kryesor i bisedimeve gjatë vizitës sime atje.Takimi im i parë ishte me kryeministrin Samaras, për fatin tonë të mirë Greqia është në krye të Presidencës së BE, kërkova mbështetjen për marrjen e statusit kandidat. Çështjen e toponimeve e ngrita gjatë takimit me Presidentin Papulias, mendoj që shumë shpejt do marrë zgjidhje. Ka një komision të riformatuar që do ulet të draftojë marrëveshjen. Emigrantët shqiptarë mendoj se duhet të jenë të qetë, i siguroj që qeveria shqiptare do bëjë gjithçka që jo vetëm do t’u mundësohet një qëndrim i qetë, por dhe një lëvizje e qetë. Në fillim të shkurtit Bushati do të udhëtojë drejt Greqisë dhe mendoj se do ketë zgjidhje. U përmend dhe çështja e detit, ka një vendim të gjykatës Kushtetuese, janë të gjitha mekanizmat për t’i dhënë zgjidhje dhe kësaj çështje. Hapat cilësore janë ata që duhet ta çojnë këtë marrëdhënie në një produkt të prekshmëm. Kjo s’do jetë pengesë që Shqipëria të fokusohet në problemet që ka sot, kryesisht statusi, ku Greqia do jetë aty në mbështetje. Duan të identifikohen varret e ushtarëve të rënë, në cilindo skalion të luftës që mund të kenë qenë. Po punohet fort në këtë drejtim dhe është një nga çështjet që do marrë shpejt zgjidhje. Shtetit shqiptar është firmëtar i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përmes tyre do gjejë rrugën e duhur për të zgjidhur këto probleme”, ka thënë Kodheli. Një vizitë pra me axhendë gjithëpërfshirëse në të cilën mund të shihet një qasje negociuese nga të dyja palët. Kodheli ka bërë të qartë edhe reformimin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, si dhe analizën e plotë të situatës së kompanisë “Meiko”. “SHIU do jetë një shërbim në ristrukturim, në nevojë për të ndryshuar bazën ligjore dhe për tu vënë në shërbim të forcave tona të armatosura...Të gjitha agjencitë e MM duhet të kalojnë në një skanim jo domosdoshmërisht radikal, por të bëhet një analizë e drejtë në funksion të të ardhurave të Minsitrisë, shtetit por në mënyrë të vecantë në funksion të largimit të atyre lëndëve. Ne kemi tre ndërmarrje që demontojnë, të cilat janë të specializuara të merren me demontimin e armëve, proçes që ka mbërritur pothuajse në fund të trajektores së tij”, është shprehur Kodheli.
Më shumë në: http://www.oranews.tv/vendi/kodheli-10-e-buxhetit-total-per-mm-per-borxhet-qe-trasheguam/
s.z
Comments
"U përmend dhe çështja e

"U përmend dhe çështja e detit, ka një vendim të gjykatës Kushtetuese, janë të gjitha mekanizmat për t’i dhënë zgjidhje dhe kësaj çështje. Hapat cilësore janë ata që duhet ta çojnë këtë marrëdhënie në një produkt të prekshmëm."

shumë domethënës!!asgjë!

ose thjeshtë e kemi mundësinë ta rishikojmë ose ta çbëjmë vendimin e gjykatës kushtetuese!

"Duan të identifikohen varret e ushtarëve të rënë, në cilindo skalion të luftës që mund të kenë qenë."

me një fjalë ta mbushim jugun me varreza të ushtarëve gërk!

këtë ta bëjmë për të zëvëndësuar lapidarët e varrezat e dëshmorëve tanë?!ne ndihmojmë për të çbërë historinë tonë dhe për të trapiantuar histori greke në shqipëri!!

prandaj nuk kemi asnjë lloj shkrimi nga lashtësia!se shkatërrojmë tonën e huazojmë të huajën!historinë tonë e përbuzim dhe fetishizojmë historinë e të tjerëve!!

Add new comment