Përdor "Facebook", shkarkohet nga puna specialisti i Ujësjellësit në Durrës

Postuar në 19 Janar, 2014 03:55

Një punonjës i ujësjellës-kanalizimeve në Durrës ka humbur vendin e punës për shkak të përdorimit të “Facebook”-ut gjatë orarit zyrtar. Sipas vendimit të siguruar nga “Gazeta Shqiptare” specialisti pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Konsumatorin, Boris Sopi “ka shkelur ligjin ‘Për rregullat e etikës në administratën publike’ me përdorimin e rrjetit social”.

Dy argumentat kryesore që rendit Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, Spartak Kovaçi në këtë vendim ta pazakontë janë: “përdorimi i rrjeteve sociale gjatë orarit të punës; shfaqja e pikëpamjeve politike dhe bërja publike e fotove në rrjetet sociale me logon e shoqërisë dhe brenda vendit të punës”, ç’ka sipas tij kanë sjellë rënie të efiçencës së detyrave funksionale të ngarkuara ndaj specialistit të ZMK-së, Boris Sopi.

Në pamje të parë duket se kemi të bëjmë me një vendim të mbështetur tërësisht mbi bazë ligjore. Por nuk rezulton kështu nëse për referencë marrim pikërisht ligjin Nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, mbi të cilën është mbështetur për këtë vendim të pazakontë Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, Spartak Kovaçi. Në asnjë nen të ligjit nuk sanksionohet se “përdorimi i rrjeteve sociale” mjafton si argument për shkarkim nga puna. 

Balkanweb

Comments

Submitted by NextGen (not verified) on

<p>Sipas nje direktive &nbsp;te parlamenti europian punedhenesi nuk ka te drejte te pushoje nga puna per shkak te perdorimit te internetit(pefshire rrjetet sociale) gjate orarit te punes, spese ne mete menyrenthyen privatesine e punonjesit. Ne qofte se punedhenesi nuk do qe punonjesit te futet ne rrjetet sociale apo faqe te caktuara intermedi duhet qe vete ai te bene bllokimin e ketyre faqeve NGA njesite qendrore te shperndarjes se internetit ne zyre.</p>

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>Nuk e di se ne cilin nen lejohet qe te vish ne pune dhe ne vend qe te punosh merresh me facebukra apo tweetra...????</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Ka ligj ska ligj Takut i duhet te liroje vende &nbsp;pune per kameradet militante.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.