Mbledhja trepalëshe dhe "Radika", Bushati drekon me Ali Ahmetin

Postuar në 18 Janar, 2014 14:21

Vetëm pak ditë pas mbledhjes së përbashkët të qeverive shqiptare, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati takoi sot kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Takimi është zhvilluar në Pogradec, ku Bushati dhe Ahmeti kanë drekuar për të diskutuar rreth problematikave të fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ahmeti dhe Bushati të cilët kanë postuar edhe fotografi të takimit në rrjetet sociale, respektivisht Facebook dhe Twitter. “Sot në Pogradec qëndrova për një drekë vëllazëroreme Ali Ahmetin, me të cilin ndava mendime të vyera”, shkruan Ditmir Bushati.

Mendohet se temë e diskutimit të jetë bërë mbledhja e qeverisë së Kosovës dhe e Shqipërisë, si dhe mundësia për të përfshirë edhe atë të qeverisë së Maqedonisë. Pas takimit në Prizren, Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni e përshëndeti takimin dhe hodhi idenë e një një mbledhjeje tre palëshe.

Një tjetër temë diskutimi që po zë debat në media dhe komunitet, është projekti i Maqedonisë për devijimin e lumit Radika.Banorët e Dibrës së Madhe janë shprehur kundër projektit të qeverisë maqedonase për ndërtimin e një hidrocentrali në fushën e Likovës pasi ky projekt parashikon ndryshimin e rrjedhës së Radikës, i cili është një nga furnizuesit kryesorë të Drinit të Zi. 

a.R

Comments

Submitted by Tomori (not verified) on

STOP DEVIJIMIT TË LUMIT RADIKA

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në çfarëdo mënyre le ta bëjnë atë , kurse ata të tjerët të paktën të mos kundërshtojnë ata që kanë një qëllim JETIK për rethin e RADIKËS, DRINIT, VJOSËS, e me rradhë ,
Të gjithë ata që kundërshtojnë le të informohen mirë së pari, këtu nuk ka vënd politika është çështje MBIJETESEJE

Devijimi i Radikës do ndikojë në:

1 MË PAK UJË TË PIJSHËM

2 DESTABILIZIM I UJËRAVE TERMALE NË KOSOVRAST

3 DYNDJET TEKTONIKE_ TËRMETET

4 FAUNA DO KETË NJË DËM TË MADH

kafshët si "tigri i ballkanit" që jeton në ketë krahinë ndoshta sdo egzistojë më,

5 MË PAK UJË PËR "DRININ E ZI" (më pak ujë për SHQIPËRINË )
/ më pak ujë për hidrocentralet shqiptare

6 FEKALET E OHRIT DO MBULOJNË LIQENIN E DIBRËS
/jo më plazh për dibrën
/ jo peshkimit
/ jo ......

7 MË PAK MUNDËSI PËR MINI HIDROCENTRALE NË PO ATË LUM

E SA E SA TË TJERA

VETËM NJË DOBI KA DEVIJIMI I ATIJ LUMI

LIDHJEN E DANUBIT ME EGJEUN ( LIDHJEN E ARMIKUT ME DETIN, NËPËRMJET VARDARIT

GJYKOJENI VETË TANI SE ÇFARË DËSHIRONI NGA LUMI RADIKA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.