Devijimi i rrjedhës së lumit Radika, protestuesit kërkojnë referendum lokal

Postuar në 19 Janar, 2014 06:27

Protestë në Tiranë për devijimin e lumit Radika në zonën e Dibrës. Shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës e Tiranës zhvilluan një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Likovës.

 

Protestuesit thanë se kundërshtojnë devijimin e lumit, ndërsa kanë  hedhur idenë që të zhvillohet një referendum lokal për këtë çështje.
 

“Shqiptarët të dëgjojnë njëri-tjetrin më shumë se sa të huajt. Kjo nuk është lëvizje kundër akujt, por lëvizje pro për tu bashkuar së bashku. Të bëhet referendum lokal, të vendosin qytetarët e Dibrës.”- u shprehën protestuesit.

Në Tiranë është krijuar edhe Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve, që ka marrë përsipër sensibilizimin e kësaj çështjeje. “Stop devijimit të Radikës” është një prej parullave që janë vendosur në shumë zona dhe në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se nuk do të lejojnë devijimin e asnjë centimetër/kub të këtij lumi. Ata i bëjnë thirrje për reagim dhe qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, që të mos lejojnë zyrtarizmin e një projekti të tillë.

Protestat erdhen pas deklaratës më të fundit të zëdhënësit të qeverisë Maqedonase, i cili u shpreh se pavarësisht reagimeve, qeveria e Maqedonisë është e vendosur t’i shkojë deri në fund projektit, për ndërtimin e hidrocentralit të Fushë Lukovës.

Protestë kundër këtij projekti është mbajtur edhe në New York nga shoqata atdhetare “Dibra”, e cila i ka dërguar një letër selisë së OKB-së dhe qeverisë amerikane, duke argumentuar dhe dëmet që sjell zbatimi i këtij projekti, jo vetëm në devijimin e ujërave, por dhe në aspektin ekologjik. Një letër zyrtare i është dërguar dhe qeverisë shqiptare, që të mos e firmosë projektin e përbashkët me palën maqedonase.

a.R

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Po me habit kjo shprehja e protestuesve: &quot;Kjo nuk është lëvizje kundër akujt, por lëvizje pro për tu bashkuar së bashku.&quot;</p><p>Po perpiqem te perfytyroj se si do te ishte nje levizje per &quot;tu bashkuar vec e vec&quot;, por nuk po ja dal dot.&nbsp;</p><p>Eshte si ajo shprehja &quot;po fle gjume&quot;. Nuk e di te kete ndonje gje tjeter qe mund te &quot;flihet&quot;, pervecse &quot;gjumit&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.