Të diplomuarit në Shqipëri, protestë për njohjen e diplomave para Ministrisë së Arsimit në Kosovë. Ministri Buja: “Do marrim vendim në shkurt”

Gazeta “Koha Ditore” shkruan se sot disa studentë kosovarë të diplomuar të diplomuar në Shqipëri kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit për shkak se ky institucion nuk u njeh diplomat e marra në Shqipëri. Një përfaqësi e protestuesve ka marrë një takim me ministrin Ramë Buja dhe duket se kanë arritur një marrëveshje sipas të cilës në fund të muajit shkurt do të fillojë shqyrtimi për njohjen e diplomave. “Në rast se ne marrim vendim që t’i njohim këto diploma, ato do të shikohen një nga një në mënyrë që të vërtetohet validiteti i tyre”, ka deklaruar Buja. Bëhet fjalë për disa nivele diplomimi, baçelor, master dhe doktoraturë,
gjithnjë për rastet e lëshimit të diplomave nga universitete jopublike.
s.z
Comments
Xhelal Mziu me doktoraturen
<p>Xhelal Mziu me doktoraturen qe ka atje gjen pune menjehere :P</p>
Add new comment