Revista Klan vendos në krye të 10 personazheve të vitit, një grua që mëson falas fëmijët e ngujuar

Revista Klan ka shpallur në numrin e fundit 10 personazhet e vitit sipas një tradite të konsoliduar të saj prej vitesh, por që tashmë është përhapur e shtrirë në shumë formate mediatike. "Jemi fokusuar tek personazhe që jo thjesht kanë spikatur përmes suksesit personal, por që përmes këtyre arritjeve kanë rrezatuar për mirë edhe mbi shoqërinë shqiptare" - thuhet në hyrje të artikullit të Klanit që e hap renditjen me një mësuese të quajtur Liljana Luani:
"Do të dëshironim me gjithë shpirt që përzgjedhje si kjo e jona të përbëheshin 100% nga individë të tillë, dhe le të mos i njihte askush. Duket e çuditshme për një vend si Shqipëria, por Liljana Luani njihet në qytetin e saj dhe jo vetëm, pikërisht prej punës vullnetare për t’u mësuar shkrim e këndim fëmijëve të ngujuar. Tre herë në javë, fëmijë të moshave të ndryshme të fshatrave Grudë të Re, Bardhaj, Mazrek, Velipojë, Dajç, Oblikë, Gur i Zi etj, presin mësuesen, e cila pasi mbyll orët e punës në shkollë, mëson të vegjlit që nuk e kanë shansin të shijojnë shoqërinë e fëmijëve të tjerë, zilen e shkollës ose qoftë edhe lojrat e zakonshme fëminore. Një punë që e bën prej vitesh, pa pagesë e shpesh pa asnjë ndihmë, një iniciativë krejtësisht personal..." - thuhet ndër të tjera në prezantim.
9 personazhet e tjerë të zgjedhur nga revista e njohur janë: Kryebashkiaku i ri i Prishtinës Shpend Ahmeti, kryeministri i ri i Shqipërisë Edi Rama, dom-i i "pazakontë" Gjergj Meta, drejtori i paketës Digitalb Alban Jaho, fituesja shqiptare e spektaklit italian X Factor, Elhaida Dani, kryeredaktori i gazetës Dita Adrian Thano, talenti shqiptar i Mançester Junajtid Adnan Januzaj, ish-kryebashkiaku i Korçës Niko Peleshi, dhe shkrimtari Ridvan Dibra, fitues në nëntor i konkursit për Dramën Origjinale Shqipe në Kosovë.
Comments
Njeri samarit e tjetri
<p>Njeri samarit e tjetri patkoit! Ashtu sic eshte parcelizuar e gjithe Shqiperia ashtu edhe Mediat sipas qefit. Ckuptim ka perzgjedhja e personazheve te vitit kur secili sipas parceles se vet? Na duhet te perzgjedhim dikur edhe si personazh te vitit njeriun e pare qe do arrije te bashkoje ne nje mendje Mediat per dicka konkrete (te njeriut te vitit) Jo vetem qe me kete Media qesharake alla Shqiptarce na dalin dyzina si personazhe te vitit por nder to lexon edhe emra qe skane te bejne fare me vlera te vecanta ne interes kombetar.</p><p>Injorante!</p>
Ca si ty o Kevinjon dine
<p>Ca si ty o Kevinjon dine vetem te shajne nga pas kompjuterit e te hedhin balte mbi te gjithe. Shume gabim. Stili berishist i perballjes me njerezit dhe vlerat duhet te marre fund. Mire do ishte qe faqe te nderuara si ResPublica te mos pranonin me komente anonimesh si keto te tuat.</p><p>Injorant.</p>
Add new comment