Mbërrijnë zgjedhjet në PD. Të rejat: “Një anëtar një votë” për drejtuesit e seksioneve si dhe deputetët nuk do përfshihen në fushatë

Postuar në 09 Janar, 2014 05:42

Partia Demokratike do të nisë më në fund procesin e rinovimit të strukturave të saj në bazë dhe në qendër.  Zgjedhjet pritet të zhvillohen pas 15 janarit dhe për këtë kryesia e PD-së ka shpërndarë një udhëzim për mënyrën sesi duhet proceduar. Gazetarja Valentina Madani shkruan në “Gazeta Shqiptare” se e reja në këtë proces është aplikmi i parimit “një anëtar një votë” për zgjedhjen e drejtuesve të seksioneve që është njësia bazë e strukturave të partisë, ndërsa për të tjerat do të operohet me votim të fshehtë. Madani citon nenin 18 të statutit të PD-së, sipas të cilit seksioni përfaqësohet nga kryesia me 3-7  anëtarë. Pra janë këta ata që do të zgjidhen me parimin “një anëatr një votë”, ndërsa kryetari dhe sekretari do votohen me votë të fshehtë.  PD-ja ka menduar të lërë jashtë fushatës deputetët të cilët “do të jenë të përqendruar në aksionin opozitar në Kuvend”. E thënë ndryshe deputetët, që janë edhe referim për çdo lëvizje politike do të mbahen jashtë procesit, që do administrohet kështu direkt nga qendra e partisë.  

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/pd-kreret-e-seksioneve-me-nje-anetar-nje-vote-166836.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.