Saga Tafilaj-Pjetrushi pas masakrimit të një 12 vjeçari. Një dosje ende e errët

Postuar në 06 Janar, 2014 07:39

Vrasja në aksion e kolonel Arben Zylyftarit në Shkodër, në verën e vitit 2000, ka mbetur ende e pasqaruar pavarësisht se në atë aksion u vra i rrethuari Bahri Tafili, dhe më pas u dënua me 25 vjet burg i biri Genc Tafili. Që asokohe, ndërsa akademia e Rendit mori emrin e dëshmorit të policisë, familja Tafili akuzon se Zylyftari është vrarë nga shefi lokal i Rendit Prelë Pjetrushi (ndoshta gabimisht) dhe janë “gjetur” për kollaj fajtorë të tjerë. Dihet reaksioni i efektit domino që ka ndodhur që atëherë: Vëllai i Gencit, Admir Tafili (foto), zuri pritë dhe vrau dy vëllezërit e Pjetrushit, ky i fundit është larguar jashtë shtetit, Tafilajt vazhdojnë të kërkojnë hapjen e dosjes së vjetër e ndërkohë Admiri u arratis pa sukses nga burgu i Drenovës… Ngjarja e fundit ishte ajo që pakkujt ja merrte mendja: Djali 12 vjeçar i Admir Tafilit, që ndodhet me familjen në një kamp në Suedi ku kërkojnë strehim nga gjakmarrja, është goditur me tre plumba e një thikë para dy ditësh, por ka mbijetuar për fat. Tani është Genc Tafili ai që i bën thirrje Prelë Pjetrushit nga burgu, të mos prekë gra e fëmijë, ndryshe do t’i kthehen me të njëjtën monedhë.

Duket se instancat shtetërore i kanë dhënë karar se drejtësia është vendosur për këtë çështje, ndërkohë që ngjarjet makabre hakmarrëse pasojnë njëra-tjetrën. A mos nuk është tamam kështu?

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.