55% më pak vrasje në dhjetor, krahasuar me një vit më parë

Postuar në 04 Janar, 2014 07:10

Ulje e vrasjeve dhe aksidenteve me pasojë vdekje – këto ishin konkluzionet e një analize që Ministria e Brendshme ka bërë për muajin dhjetor 2013, krahasuar me muajin dhjetor 2012.

Në një deklaratë për shtyp Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi statistikat e analizës. “Nëpërmjet jush shfrytëzoj rastin ti uroj shqiptarëve gëzuar vitin e ri. Të përsëris edhe një herë një vit të mbarë për çdo punonjës të policisë së shtetit. Jam këtu para jush të falënderuar punonjësit e policisë që garantuan gjatë festive sigurinë publike duke shënuar një numër minimal të incidenteve.

Dëshiroj të ndaj me ju rezultate e policisë së shtetit për muajin dhjetor. Përtej çdo diskutimi statistika flet me zë shumë më të lartë sesa mund të flas unë.”- deklaroi Tahiri.

Sipas Tahirit bashkëpunimi ka dhënë rezultate e pritshme. Minsitri deklaroi se krahasuar me muajin dhjetor 2012 për vitin 2013 treguesit në luftën kundër krimit janë 55% më të lartë i përket veprave penale dhe 60% më i lartë përsa i përket personave të proceduar. Treguesi për trafiqet e pa ligjshme është 167% më i lartë për veprat dhe 168% për autorët. Përsa i përket krimit ekonomik dhe korrupsionit treguesit janë 142% më shumë përsa i përket veprave penale dhe 160% përsa i përket personave të proceduar.

Krimet kundër personit vrasjen janë ulur me 55% në muajin dhjetor 2013. ndërkohë është rritur me 29% kapja e personave që kanë kryer këto krime.

Sipas ministrit Tahiri për muajin dhjetor është ulur me 13% numri i aksidenteve . ai theksoi se është ulur me 38% numri i aksidenteve me pasojë vdekjen, me 20% i aksidenteve me pasojë plagosje të rëndë dhe me 8% i aksidenteve me plagosje të lehtë. “Në tërësi ajo që mbetet për tu shënuar akisdentet me pasojë fatale janë 38 % më pak. Sa i takon masave administrative në dhjetor 2013 58848 masa administrative nga 20.00 që ishin në 2012. Për dhunën në familje ka 45% procedime më shumë”- deklaroi ministri.

Në buletinin për periudhën 17 nëntor – 17 dhjetor Ministria e Brendshme raportoi se ishte ulur 62.5% numri i vrasjeve, krahasuar me një vit më parë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ervini (not verified) on

<p>Keto jane shifra dhe perqindje enveristo-saliste qe vetem qorrat dhe shurdhet politike mund te mashtrojne. Per aq kohe sa hashashi eshte det ne parcelat e Lazaratit dhe qe ky mustaqelliu nuk ka kellqe qe te zbatoje ligjet e shtetit me te njejtat standarte ne cdo cm katror te vendit jane vetem mburravece pallavraxhinj. Per me teper po shohim vrasje dhe grabitje spektakolare (si ajo e TEG-ut). Keta mos mburren me hajdute pulash por me peshq te majme. Rendi vazhdon absolutisht te jete ne te njejten gjendje si dhe forcat e rendit po aq joprofesionale sa dhe para qershorit ky eshte fakti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.