Arkiv-Lajme

Bien kufizimet e punësimit në BE për rumunët dhe bullgarët

Postuar në 01 Janar, 2014 06:00

Që nga dita e sotme qytetarët e Rumanisë dhe Bullgarisë do të kenë të drejtën e punës pa kufizim në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian. Kjo masë merret shtatë vjet pasi këto dy vende u bënë anëtare të BE-së dhe u jep të drejtë lëvizjeje dhe pune qytetarëve të tyre në secilin prej vendeve të BE-së. Dhe me këtë hap edhe dilemat e një fluksi imigrantësh ka dalë sërish në skenë. Britania e ka kthyer në pikë kritike çështjen e aksesit në tregun e punës dhe lëvizjen e lirë.

Politika dhe qytetarët në urimet e festës

Postuar në 01 Janar, 2014 05:24

Sikurse është bërë prakitkë tashmë, drejtueistb e insititucioneve më të larta kanë adresuar urimet e fundvitit. Dhe një pikë bashkimi sado formale është përcaktimi i vitit 2014 si një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Në mesazhin e vet, Presidenti i Republikës ka vlerësuar procesin zgjedhor të 23 qershorit 2013, duke e konsideruar atë si mjaft domethënës. “Le të kujtojmë një fakt domethënës: zhvillimin e zgjedhjeve qershorin e kaluar, kur populli ynë tregoi se e sheh me besim të ardhmen e tij”.

BE-ja që nga sot me presidencën greke

Postuar në 01 Janar, 2014 04:41

Greqia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian për një periudhën 6-mujore. Mediat paralajmërojnë se Athina zyrtare ka një mision të vështirë përpara, për shkak se kriza e zgjatur greke është vështruar shpesh edhe si një burim “infeksioni” edhe për vende të tjera të BE-së. Gjithsesi Greqia ka vendosur të bëjë një hap që bart një mesazh politik: ajo ka ulur ndjeshëm buxhetin e vet për Presidencën e BE-së me gati 10 milion ë euor krahasimisht me presidencën irlandeze, por edhe numrin e personelit që do të realizojë përfaqësimin.

Respublica uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar 2014-ën. Bëhuni “njeriu i vitit” për të afërmit tuaj

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 14:42

Sondazhi i Top Channel ka nxjerrë si njeriun e vitit kryeministrin Edi Rama. Në një renditje personale dhe pa asnjë pretendim për objektivitet 100%, Mustafa Nano ka bërë një renditje të vetën për 10 personazhet dhe dukuritë e vitit, ku Rama nuk figuronte, por në vend të tij ishte Ilir Meta që në zgjedhjet e fundit parlamentare korri një sukses të papërfytyrueshëm, tek-tuk dhe të pashpjegueshëm. Ish një nga arkitektët e regjimit ‘Berisha’ në periudhën 2009-2013, por ish po ky që dha garanci për rrëzimin e këtij regjimi (kur u bë tok me socialistët në një koalicion parazgjedhor).

Papa Françesk në “Te Deum-in” e fundvitit: Roma plot me bukuri dhe varfëri

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 12:40

“Roma e vitit që vjen do të ketë një pamje akoma më të bukur, nëse do të jetë më e pasur në humanizëm, mikpritje, e nëse të gjithë ne do jemi të vëmendshëm e bujarë kudrejt kujtdo që është në vështirësi, nëse do dimë të bashkëpunojmë me shpirt konstruktiv dhe solidar për të mirën e të gjithëve”. Kjo është ftesa e Papa Françeskut ditën e fundit të vitit 2013 shqiptuar në sheshin e Shën Pjetrit. Dhe më tepër: “Roma është një qytet plot me turistë, por edhe me refugjtë.

Afati për nxjerrjen e armëve kimike jashtë Sirisë mbaron sot, por…

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 09:54

Afati për zhvendosjen e armëve kimike siriane jashtë vendit përfundon sot më 31 dhjetor 2013, por shumica e tyre ende nuk është transportuar jashtë vendit, njofton VOA. Anijet norvegjeze në brigjet e Qipros janë duke pritur urdhërat për të marrë kimikatet më të rrezikshme në botë, armët kimike si ato që fajësohen për sulmin vdekjeprurës ndaj civilëve në gusht të këtij viti. Por vazhdimi i luftimeve e ka bërë të vështirë transportimin e armëve kimike drejt portit të Latakias.

Digjet vendngjarja e aksidentit Olldashi. Për gazetën Dita, kjo nuk mund të jetë rastësi

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 08:43

Përse duhej djegur vendi (shkurre e barishte) i ngjarjes ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi, duke u zhbërë dhe tjetërsuar në mënyrë përfundimtare? Gazeta Dita ka verifikuar (dhe ilustruar me foto) se pikërisht në trajektoren e shpatit ku është zhvendosur automjeti i deputetit të ndjerë janë djegur të gjitha ferrat dhe bimësia ndërsa pak më poshtë, në rrugën ku u gjet i përmbysur automjeti, një fadromë ka gërryer dhe zhbërë të gjithë sipërfaqen e rrugës dytësore disa ditë më parë.

Lubonja për Express: Arrestimi i Berishës nuk zgjidh gjë, nëse nuk prangosen dhe oligarkë socialistë

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 07:37

Në një intervistë me të cilën gazeta Express e Prishtinës ka mbyllur numrin e fundit të 2013-ës, publicisti Fatos Lubonja i është përgjigjur Rexhep Qosjes, i cili para pak ditësh tha se Lubonja merr për bazë publicistët, studiuesit që janë miq të Serbisë, kur flet për historinë dhe politikën.

A.Vuçiç hedh hapin e pabesueshëm: Shteti serb ka kryer krime monstruoze dhe ka fajësuar shqiptarët

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 04:57

Një ekspozitë në Beograd që kishte për temë krimet ndaj shqiptarëve, u konsiderua pak ditë më parë një kthesë e madhe e Serbisë. Por një mea culpa disi e tërthortë, por shumë domethënëse u shënua së fundi nga jo më pak se vetë zv.kryeministri Aleksandar Vuçiç, lider i Partisë Progresive të drejtuar më parë prej presidentit Nikoliç kur ai deklaroi në një intervistë për televizionin serb Pink, se "Shteti ka vrarë kundërshtarët politikë dhe qytetarët e tij", referuar një vrasjeje të gjashtëfishtë të kryer në Pejë në vitin 1998, për të cilën ishin akuzuar shqiptarët.

Të kërkosh skrap brenda një galerie të braktisur. Tragjedia e një 27 vjeçari

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 04:02

Të nxjerrësh skrap brenda galerive të një miniere të braktisur, do të thotë jo rrallëherë, të heqësh prej andej pikërisht ato hekurishte apo pjesë hekuri që mund ta mbajnë galerinë në këmbë. Shkaku që të shtyn të luash me jetën në këtë mënyrë, zbardhet edhe një herë në mënyrë tragjike me minierën e Lozhanit të Ri, ku humbi jetën 27 vjeçari Mirian Bushi: Është varfëria. Kreu i komunës së Lozhanit në Korçë, Bujar Selanji, ka reaguar pas kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sipas tij, të rinjtë hyjnë në minierë për të mbledhur skrap sepse nuk kanë alternativë tjetër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme