Të kërkosh skrap brenda një galerie të braktisur. Tragjedia e një 27 vjeçari

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 04:02

Të nxjerrësh skrap brenda galerive të një miniere të braktisur, do të thotë jo rrallëherë, të heqësh prej andej pikërisht ato hekurishte apo pjesë hekuri që mund ta mbajnë galerinë në këmbë. Shkaku që të shtyn të luash me jetën në këtë mënyrë, zbardhet edhe një herë në mënyrë tragjike me minierën e Lozhanit të Ri, ku humbi jetën 27 vjeçari Mirian Bushi: Është varfëria. Kreu i komunës së Lozhanit në Korçë, Bujar Selanji, ka reaguar pas kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sipas tij, të rinjtë hyjnë në minierë për të mbledhur skrap sepse nuk kanë alternativë tjetër. Ngjarja është mësuar dje në mbrëmje rreth orës 20:15 dhe mësohet se Mirian Bushi kishte mbetur i bllokuar në ish-minierën e qymyrit në fshatin Krosnisht, afër qytetit të Maliqit. Ai u gjet i pajetë. Sipas Selanjit, të ardhurat e vetme të kësaj zone vijnë nga blegtoria. “Kam dërguar shkresa pranë ministrisë dhe kam sensibilizuar banorët por ja që tragjedia ndodhi”, ka shtuar Selanji. Sipas tij, këto miniera të hapura janë një rrezik serioz për këta banorë.
a.k

Comments

Submitted by Minimumi jetik (not verified) on

Eshte ironike kur degjon persona si Erion Veliaj kur thot: Do te heqim ndihmen ekonomike per familjet qe kane shtepi dy kateshe. (!!??)

A ka nje minimum jetik ne Shqiperi? A eshte llogaritur ajo ndonjehere? Sa dite mund te jetosh me 3000 lek ne muaj? A mund te quhet kjo nje jete dinjitoze?

Ironia tragjike vazhdon kur qeveria jone, edhe ajo qe iku, paguan edhe fluturime carter per kthimin e azilkerkuesve shqiptar nga vendet perendimore, sepse i quan "te rreme", sepse thote nuk ka gjakmarrje, sepse nuk ka hakmarrje, sepse Shqiperia eshte vend i "sigurte", sepse... sepse...  Nderkohe cdo dite vriten nga 2-3 persona, jane te ngujuar 1500 femije, ndersa jeta e nje shqiptari vlen me pak se sa nje kafsh e eger!

Deri kur do tallen kaq shemtuar me te drejten per jeten tone? A ka nje kufi kjo lloj maskarade mizore? Cfare duhet te ndodh, cfare duhet te bejme qe te mos na shohin me, ne, nje popull te tere si qenje inferiore qe duhet te vritemi, qe te argetohen dhe ushqejme me gjakun dhe vdekjen tone mireqenien e Partise Demokratike dhe Partise Socialiste? Deri kur? Deri kur keshtu ma??!!

Submitted by Stefan H (not verified) on

Sa vjec duhet te jesh qe te kuptoh se nuk mund te futesh ne nje minere te braktisur, e cila rrezikon te shembet edhe nqs nuk perpiqesh te heqesh binare hekuri qe mbajne tunelet te mos shemben? Eshte fatkeqesi qe ndodhi kjo, por sado i varfer te jesh, nuk justifikohet hyrja ne miniere. Dikush tjeter peshkon me dinamit dhe vritet per faj te tij. A mund te fajsohet ndokush per nje akt papergjeshmerie te personit ndaj vetes dhe familjes tij ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.