Shkarkimi i Myfitut të Vlorës interpretohet si politikë e diktuar nga qeveria Rama dhe Izraeli

Postuar në 08 Gusht, 2026 19:23

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku është shkarkuar nga detyra e tij përmes një njoftimi të bërë nga numri dy i Komunitetit Mysliman, Lauren Luli. Në një video të shpërndarë në Facebook, Hoxhllaku deklarons e ai është larguar pas 2 vjetësh në detyrë, pa dhënë sqarime mbi arsyet.

Në mediat e ndryshme me orientimin mysliman dhe që trajtojnë tema të fesë islame, raporthet se Hoxhllaku është larguar nga detyra me urdhër të qeverisë Rama, për shkak të një reagimi të tij në fillim të muajit korrik përmes të cilit ai kontestonte deklarimet e Ana Kohen, një mjeke hebreje që ka banuar në Vlorës, sipas të cilës në Vlorë më 1492 në qytet kishte 90% hebrenj.

Hoxllaku erdhi në vëmendje të mediave edhe për deklarimet e tij se investimet strategjike po synojnë zëvendësimin e popullsisë, duke aluduar qartë për projektin e Zvërnecit ku pretendohet se do të vedosen hebrenj.

Kryeministri Rama i ka hedhur poshtë këto pretendime, por tashmë mes tij dhe një pjese të shoqërisë besimi është inekzistent.

Duhet thënë se kundër politikave të tilla ka dalë edhe Kisha Katolike, e cila ka folur për shpopullim dhe ka bërë thirrje për ribashkim të shqiptarëve. Në fillimet e protesës së qershorit, Konferenca Ipeshkvnore doli me deklaratë mbështetës për to, duke kërkuar që kërkesat e protestuesve të dëgjohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.