Tucker Carlson: SHBA mund të përdorë armët bërthamore ndaj Iranit nën presionin e Izraelit

Postuar në 02 Nëntor, 2026 13:41

Gazetari amerikan Tucker Carlson shkruan se administrate amerikane e presidentit Donald Trump mund të lëshojë brenda disa ditëve një goditje bërthamore në Iran, konkretisht në malin Pickax. Sipas Carlson, presioni për këtë goditje po bëhet nga qeveria izraelite sipas të cilës në këtë rajon, Teherani zyrtar ka nisur zhvillimin sërish të programit bërthamor. Gazetari shkruan se në tunelet ku mendohet se po ndodh kjo gjë është e pamundur që shkatërrimi të kryhet me armë konvencionale ndaj edhe presioni është maksimal.

Bibi e telefonon Trump çdo ditë

më thotë një vëzhgues i informuar, shkruan gazetari.

Sipas tij, goditja bërthamore në Iran do të ishte e vetmja mënyrë që Netanyahu, humbës në zgjedhjet e fundit në Izrael, për të krijuar qeverinë e re.

Ai ka nevojë për këtë luftë

shkruan Carlson.

Aktualisht në administratën Trump ka edhe të paktën dy njerëz me pushtet që duan rifillimin e luftës – sekretari I Mbrojtjes Peter Hegseth dhe kreu i CENTCOM, Brad Cooper, që sipas gazetarit, duan të shlyejnë gabimet dhe dështimet e fushatës së parë. Lidhur me zgjedhjet në Izrael, pak minuta më parë, ka dalë në një deklaratë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Noam Sohhlberg, që ka garantuar se rezultati i tyre do të reflektojë vullnetin e zgjedhësve. Tensionet në fjalë vijnë ndërkohë që mes SHBA dhe Iranit ka përparim në negociatat për arritjen e një paqeje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.