A.Vuçiç hedh hapin e pabesueshëm: Shteti serb ka kryer krime monstruoze dhe ka fajësuar shqiptarët

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 04:57

Një ekspozitë në Beograd që kishte për temë krimet ndaj shqiptarëve, u konsiderua pak ditë më parë një kthesë e madhe e Serbisë. Por një mea culpa disi e tërthortë, por shumë domethënëse u shënua së fundi nga jo më pak se vetë zv.kryeministri Aleksandar Vuçiç, lider i Partisë Progresive të drejtuar më parë prej presidentit Nikoliç kur ai deklaroi në një intervistë për televizionin serb Pink, se "Shteti ka vrarë kundërshtarët politikë dhe qytetarët e tij", referuar një vrasjeje të gjashtëfishtë të kryer në Pejë në vitin 1998, për të cilën ishin akuzuar shqiptarët.
"Ne duhet të përballemi si shoqëri me gjëra të tmerrshme. Shteti ynë ka kryer krime monstruoze. I ka vrarë kundërshtarët politikë dhe të gjithë ata që nuk mendonin njësoj me shtetin", ka thënë Vuçiç, i cili konsiderohet personi më i fuqishëm në politikën serbe. “Në një kafeteri në Pejë në vitin 1998 ishin vrarë gjashtë të rinj serbë. Nuk ka fakte që krimin e kanë kryer shqiptarët, siç besohet". Dhe jo vetëm në lidhje me shqiptarët: "Shteti ka vrarë gazetarin Slavko Curuvija. Urdhërdhënësit e këtij krimi të llahtarshëm janë shëndoshë e mirë. Kjo është e tmerrshme", ka thënë Vuçiç. Edhe kësaj dite opinioni publik serb i akuzon shqiptarët për vrasjen e nxënësve Ivan Obadoviç (14), Vukote Gvozdenoviç (16), Svetislava Ristiç (17), Zoran Stanojeviç (17), Dragan Trifoviç (17) dhe studenti Ivan Radeviç (25).

a.k

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Po ai far legeni Fatos Ljubomir Theodoreviç Ljubomiri a e din këtë që ka thënë Vuçiç, sepse thoshte para do kohësh se isht UÇK-ja ajo që kishte kryer krime. Çfarë ndyrësire paleontologjike bre burrë!</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Po ai far legeni Fatos Ljubomir Theodoreviç Ljubomiri a e din këtë që ka thënë Vuçiç, sepse thoshte para do kohësh se isht UÇK-ja ajo që kishte kryer krime. Çfarë ndyrësire paleontologjike bre burrë!</p>

Submitted by Epiri (not verified) on

<p>Fatos Lubonja eshte nje serb shqipfoles si ata te asaj rrace qe mbante pas vete Sali serb Beogradi. Ndaj i dashur Dardan, mos e vri shume per kete palo burre, kete pseudo-intelektual e anti-shqiptar qe kerkon te shtremberoje historine! Ky maskara jo vetem qe harroi genocidin nje shekullor serb ne Kosove, por shkeli mbi gjakun e derdhur slloven, kroat e boshnjak, mbi kufomat e qindra mijera civileve te vdekur prej dores fashiste serbe qe e pergjaku historine e popujve te ish-Jugosllavise ashtu siç nuk kishte arritur te beje as armata hitleriane. Sipas teje, i dashur bashkekombes, ia vlen te flasesh gjate per nje sherbetor te Serbise si Lubonja? Ndeshkimi me i mire e me fisnik per kete kerme qe po na ha buken e permbys kupen, eshte lenia ne harrese, injorimi i plote, ta lesh te zieje ne ujin e tij te piste!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.