Papa Françesk në “Te Deum-in” e fundvitit: Roma plot me bukuri dhe varfëri

“Roma e vitit që vjen do të ketë një pamje akoma më të bukur, nëse do të jetë më e pasur në humanizëm, mikpritje, e nëse të gjithë ne do jemi të vëmendshëm e bujarë kudrejt kujtdo që është në vështirësi, nëse do dimë të bashkëpunojmë me shpirt konstruktiv dhe solidar për të mirën e të gjithëve”. Kjo është ftesa e Papa Françeskut ditën e fundit të vitit 2013 shqiptuar në sheshin e Shën Pjetrit. Dhe më tepër: “Roma është një qytet plot me turistë, por edhe me refugjtë. Plot njerëz që punojnë, por edhe njerëz që nuk gjejnë punë, apo që bëjnë punë të keqpaguara e ndonjëherë të padenja”, vazhdon kjo ‘kartolinë’ e kreut të Kishës Katolike Romane.
Njohësit e italishtes mund të lexojnë më shumë në linkun: http://www.repubblica.it/esteri/2013/12/31/news/papa_francesco_nell_ultimo_giorno_del_2013_fare_di_roma_citt_pi_accogliente_e_solidale-74870500/?ref=HRER1-1
a.k
Add new comment