BE-ja që nga sot me presidencën greke

Greqia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian për një periudhën 6-mujore. Mediat paralajmërojnë se Athina zyrtare ka një mision të vështirë përpara, për shkak se kriza e zgjatur greke është vështruar shpesh edhe si një burim “infeksioni” edhe për vende të tjera të BE-së. Gjithsesi Greqia ka vendosur të bëjë një hap që bart një mesazh politik: ajo ka ulur ndjeshëm buxhetin e vet për Presidencën e BE-së me gati 10 milion ë euor krahasimisht me presidencën irlandeze, por edhe numrin e personelit që do të realizojë përfaqësimin. Për Shqipërinë kjo periudhë ka rëndësi, pasi në qershor është vendosur koha e një vendimi të ri për statusin. Presidenca greke do pasohet nga ajo italiane.
s.z
Comments
I uroj suksese presidences
<p>I uroj suksese presidences greke gjate ketij semestri. Asht shej pozitiv qe nji vend ballkanik drejton Keshillin e Europes. Imagjinoni nji here kur te vije ajo kohe qe edhe Shqipnia ta drejtoje per gjasht muej Keshillin e Europes.</p>
Add new comment