Përfundon thrilleri dyditor, vritet atentatori i policit

Vritet Gazmir Marku, autori i plagosjes së djeshme të policit Agron Halilaj në Durrës, pasi tentoi të vrasë një tjetër polic sot. Gjithçka nisi mbërmjen e së shtunës, kur një banor i lagjes 15 në Durrës kishte denoncuar tentativën për grabitje në lokalin e tij rreth orës 22:00. Një patrullë e policisë dhe inspektori i krimeve Halilaj u nisën për identifikimin e autorëve. Në bazë të dëshmive, autor i dyshuar i tentativës për grabitje rezultoi 32-vjeçari Marku. Patrulla me 3 punonjës policie është afruar pranë banesës së Gazmir Markut, ku në derën e oborrit të kësaj banese ka marrë kontakt me babain e tij. Në këtë moment, pa paralajmërim, në një distancë të afërt, 32-vjeçari ka qëlluar me breshëri me një armë zjarri automatik në drejtim të efektivëve të policisë. Më pas Marku është larguar në rrugicat e zonës informale, duke iu fshehur dhjetëra efektivëve, që për dy ditë kanë bërë rrethimin e krehjen e zonës. Më në fund, sonte rreth orës 20:40 pas rrethimit të Markut nga forcat speciale RENEA dhe forcave të policisë së komisariatit të Durrësit, ai u pikas në një banesë me numër 17/1 në lagjen Kënetë, jo larg banesës së tij. I armatosur me kallashnikov dhe granatë, Marku kishte hapur zjarr duke tentuar të vriste një efektiv të policisë, ndaj dhe u eliminua.
a.k
Comments
Kuptoj shume mire reagimet

Kuptoj shume mire reagimet emocionale te shume komentuesve ketu.

Gjer me tani kemi degjuar per kriminele qe vrasin apo plagosin police (fatkeqesisht) apo qe cajne rrethimin e policise. Kjo per shkak te mungeses se shtetit, organizimit, mbeshtetjes se pakte dhe motivimit te pakte ose me mire demotivimit te policise nga politikanet kriminele.

Nqs ky person eshte vrare pasi kercenoi policine dhe mire ja kane bere. Shpresoj qe ky te jete rasti dhe qe gjithe te tjeret te mendojne mire perpara se te ngrejne pushken kunder policise dhe shtetit.

Normalisht, do ti kerkoja S. Tahirit te plotesoje kuadrin ligjor dhe sa here qe ka nje perdorim arme nga ana e policise te kete nje hetim te pavarur ne menyre qe te zbardhen rrethanat dhe te evitohen keqperdorimet nga policia ose perdorimi i tepruar i forces

Vetem ne kete rast do te fle rehat dhe do bindem qe ky vend me se fundi po merr era shtet.

Ndihem fatkeq per jeten e humbur, por kuptohet per kriminelet kjo eshte rruga e duhur qe e kane zgjedhur me ndergjegje te plote

Policia te beje detyren duke zbatuar ligjin

Një veprim për tu admiruar i

Një veprim për tu admiruar i policisë më në fund duhet ta mësojmë që nuk ngihet dorë kundër policisë dhe shtetit dhe të gjithë që do mundohen të ngrenë dorë duhet të pësojnë të njëjtin fat

Add new comment