Lubonja për Express: Arrestimi i Berishës nuk zgjidh gjë, nëse nuk prangosen dhe oligarkë socialistë

Në një intervistë me të cilën gazeta Express e Prishtinës ka mbyllur numrin e fundit të 2013-ës, publicisti Fatos Lubonja i është përgjigjur Rexhep Qosjes, i cili para pak ditësh tha se Lubonja merr për bazë publicistët, studiuesit që janë miq të Serbisë, kur flet për historinë dhe politikën. Por jo vetëm kaq: Lubonja ka folur për debatin rreth figurës së ish- Presidentit Ibrahim Rugova dhe nevojat e shoqërisë së prapambetur shqiptare për mitizimin e figurave, refuzimin që Shqipëria bëri për shkatërrimin e armëve kimike, për mundësinë e arrestimit të Sali Berishës, si dhe problemet me të cilat përballen sot shqiptarët.
“besoj se jetojmë në një kohë kur një studiues serioz mund të jetë mik i serbëve, por edhe i shqiptarëve njëherësh, e madje unë jam ndër ata që mendojnë se edhe shqiptarët e serbët duhet të normalizojnë marrëdhëniet e tyre duke filluar që nga pastrimi i leximit të historisë së tyre të përbashkët nga fryma nacionaliste. Nuk besoj se sot ka studiues seriozë perëndimorë që i dedikuakan vite të jetës së tyre shkencës së historisë që e bëkan këtë për t’i shërbyer një shteti kundër një tjetri”, thotë Lubonja.
Dhe tjetra: “edhe nëse Berisha përdoret si "kokë turku" për tua servirur në tepsi evropianëve dhe shqiptarëve të zemëruar pak gjë do të ndryshojë po nuk u bë një operacion i gjerë çrrënjosjeje të sistemit. Do për këtë të duhej shumë më tepër që të bindeshim se po ndryshon diçka seriozisht në luftën kundër sistemit: më së pari goditja e oligarkëve të shumtë që janë brenda gjirit të Partisë Socialiste”.
Më shumë, lexoni në linkun: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,130358
a.k
Comments
Nje pyetje nga salla per z.

Nje pyetje nga salla per z. Lubonja ;)

A nuk do te ishte me e ndershme sikur ta formulonit alla shqiptarçe ate iden tuaj?? Si p.sh. "Te arrestohet Berisha, por jo vetem...pa dallim feje, partie dhe ideje"

Ti je nje kelysh serbi dhe

Ti je nje kelysh serbi dhe asgje me teper Z.Lubonja.

Drejtesine e ben sistemi i
Drejtesine e ben sistemi i drejtesise. Ca dmth te arrestohet Berisha???
Po nuk u ndryshua sistemi politik dhe i drejtesise ne Shqiperi nuk do te kete asnjehere drejtesi. Duhet nje republike e re. Aktualisht asnje lider, as Berisha, as Rama nuk mund te arrestohet pa shkaktuar konflikt civil.
Nese doni drejtesi, ndryshoni sistemin. Boll folet per perralla, jo arresto kete, jo arresto ate.
Sa i pafytyre po behesh

Sa i pafytyre po behesh perdite zoti analist.Sa e ke shitur shpirtin dhe lekuren nje zot e di,por ke harrua kush ke qene,kush je vetem ti e di ne se vertet e di.

Vleresoj rolin e Lubonjes si

Vleresoj rolin e Lubonjes si katalizator te ideve, gje per te cilen kemi nevoje nese duam te ecim perpara drejt njohjes ne kuptimin epistemologjik te saj.

Me keqardhje verej qe ne vend qe te diskutohet mbi idete qe ai parashtron shume blogiste, ne media te ndryshme kryesisht te majta, i sulen atij me fyerje personale absurde te shtyre nga militantizmi, keqdashja, injoranca, mungesa e argumentave, e aftesise per te debatuar. Jane mesuar me fjalime retorike, pompoze nga tribuna aq sa kjo i ka gjymtuar pergjithmone menyren kritike te te menduarit, debatin qytetar duke respektuar mendimin ndryshe.

Krimi i Lubonjes qendron ne faktin se ai ve gishtin ne plage duke trajtuar tema tabu per publikun shqiptar i cili ka shume vite qe jeton me mite si ato te ndertuara gjate diktatures. Jo me kot reagimet me te ashpra i vijne nga simpatizante te saj.

Si shpjegohet qe moderatoret

Si shpjegohet qe moderatoret e Respublikes lejojne komente denigruese e fyese ndaj Lubonjes, por komente kritike (kritike, jo fyerese) ndaj Rames i censuron? A nuk i sherben ky selektivitet manipulimit te imazhit qe lexuesi krijon per personat qe diskutohen?

Po mor zoti Lubonja lë të

Po mor zoti Lubonja lë të jetë ky kokë trashi i maleve i pari dhe mbas tijë të vijnë të tjerët siç e thotë dhe zotëria më lartë pa dallim feje, krahine dhe bindje politike dhe për këtë duhet të zgjoheni dhe boll më me këshillime jo kështu po kështu

Kush eshte ky Ljuboniç!? Ah,

Kush eshte ky Ljuboniç!? Ah, ai pseudo-intelektuali shqipfoles me origjine serbe qe mendjen e la perfundimisht ne burg, por qe vazhdon te na jape mend per gjithçka?

Po ende vazhdoni t'ia varni ketij anti-shqiptari te thekur, qe vetem te miren nuk i do ketij vendi e ketij kombi!?

E lexova intervisten e

E lexova intervisten e Lubonjes dhe ne shume pergjigje nuk isha dakort. E vetmja pjese ku isha dakort, ishte pikerisht kjo pjese. Nese do te besh me te vertete lufte kunder korrupsionit duhet te denosh me pare korrupsionin e atyre qe te rrethojne. Kjo perputhet me thenien e fameshme, miqte mbaji afer dhe armiqte akoma me afer. Ndryshe harroje suksesin dhe nuk ke bere asgje ne luften kunder korrupsionit.

Add new comment