Digjet vendngjarja e aksidentit Olldashi. Për gazetën Dita, kjo nuk mund të jetë rastësi

Postuar në 31 Dhjetor, 2013 08:43

Përse duhej djegur vendi (shkurre e barishte) i ngjarjes ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi, duke u zhbërë dhe tjetërsuar në mënyrë përfundimtare? Gazeta Dita ka verifikuar (dhe ilustruar me foto) se pikërisht në trajektoren e shpatit ku është zhvendosur automjeti i deputetit të ndjerë janë djegur të gjitha ferrat dhe bimësia ndërsa pak më poshtë, në rrugën ku u gjet i përmbysur automjeti, një fadromë ka gërryer dhe zhbërë të gjithë sipërfaqen e rrugës dytësore disa ditë më parë. Për gazetarin Habjon Hasani, hëto ndërhyrje në vendin e ngjarjes mund të konsiderohen dhe pa ndonjë peshë apo rëndësi në kushtet kur hetuesit dhe ekspertët kanë përfunduar me kohë këqyrjen e vendit të ngjarjes, por …mund të mos jetë tamam kështu. Aq më tepër që është prekur vetëm ai rrip toke dhe rastësia e ndonjë zjarri të paqëllimshëm këto ditë me rreshje është e pagjasë. Për më tepër lexoni në linkun: http://gazetadita.al/30-dhjetor-2013/

 

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>E kane djegur qe te mos shkojne vajzat qe kane mbetur pa burre qe te mos shkojne e ndezin qirinj qe tju dale fati &nbsp;me ndonje burre si Olldashi qe i ka rrylat si te dashit. Ne shqiptaret jemi shume idhujtare. Per kete zjarrevenie mund te kene faj vehabistet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.