Afati për nxjerrjen e armëve kimike jashtë Sirisë mbaron sot, por…

Afati për zhvendosjen e armëve kimike siriane jashtë vendit përfundon sot më 31 dhjetor 2013, por shumica e tyre ende nuk është transportuar jashtë vendit, njofton VOA. Anijet norvegjeze në brigjet e Qipros janë duke pritur urdhërat për të marrë kimikatet më të rrezikshme në botë, armët kimike si ato që fajësohen për sulmin vdekjeprurës ndaj civilëve në gusht të këtij viti. Por vazhdimi i luftimeve e ka bërë të vështirë transportimin e armëve kimike drejt portit të Latakias. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka paralajmëruar në ditët e fundit se afati i sotëm për transportimin e armëve kimike nuk mund të realizohet. Për momentin, vonesa nuk ka shkaktuar shqetësime në Uashington, i cili e ka cilësuar këtë si një afat ambicioz. Marrëveshja e arritur me presidentin sirian Bashar al-Asad nuk kërkon eliminimin e të gjitha armëve kimike deri në fund të qershorit. Megjithatë, disa ekspertë janë të shqetësuar se me ngadalësimin e procesit të eliminimit të arsenalit të armëve kimike të Sirisë, shtohet edhe rreziku për shkatërrimin e tyre. Sipas Andrew Tabler, analist në Institutin Uashington, “Presidenti Assad e di shumë mirë se pas dorëzimit të armëve kimike, komuniteti ndërkombëtar nuk do të ketë më aq shumë nevojë për të. Prandaj, unë mendoj se atij i intereson zvarritja e këtij procesi.”
a.k
Add new comment