“Suus” e Rona Nishliut,në vendin e 18 nga 250 këngë të votuara të Eurosong!

Ish- përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Rona Nishliu është renditur në pozitën e 18-të, në kuadër të 250 këngëve më të preferuara të fansave,me këngën e saj “Suus”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës në vitin 2012.
Kënga “Suus” është renditur në këtë pozitë nga Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio, pas votimit online përmes faqes së internetit 12points.tv, njofton Koha. Vetë këngëtarja 27 vjeçare nga Mitrovica, përmes faqes së saj në facebook, ka shprehur gëzimin duke komentuar: “JU DUA !Lajm i bukur për të nisë 2014-a!”
Vendin e parë në “ Eurovizion Top 250" e ka zënë fituesja e Eurovisionit në vitin 2012, suedezja Loreen më këngën “Euphoria” ndërsa danezja Emmelie de Forest, e cila fitoi në edicionin e kaluar, ka përfunduar në vendin e 7-të.
Ne.Su.
Add new comment