MSN.COM: Prizreni, i përzgjedhur mes 23 vendeve më të bukur dhe më panoramikë të botës

Qyteti i Prizrenit pozicionohet në mesin e 23 vendeve më të bukura në botë, të përzgjedhura nga web faqja MSN.COM. “Lumi Lumbardh rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë", është përshkrimi që i është bërë fotografisë panoramike të Prizrenit. Në mesin e 23 vendeve të ndryshme të botës, Prizreni radhitet në vendin e nëntë. Në listim gjenden edhe fqinji Greqia me shpellën e Melisanit, Kanali i Korinthit, Greqi, manastiri në Meteora, Greqi, Helsinki në Finlandë, Londra në Angli, plazhi Halong në Vietnam, Palm Jumeirah në Dubai, etj.Qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj. Zh.
Add new comment