Gjigandi italian Fiat, ble 41 përqind të amerikanes Chrysler, analistët të shqetësuar për fatin e Fiat-it, por edhe se kjo mund të thellojë krizën

Gjigandi Italian Fiat arriti një marrëveshje për të blerë 41 për qind të prodhuesit amerikan të makinave Chrysler për 4.35 miliardë dollarë, një marrëveshje që do t’i japë Fiat kontroll të plotë të kësaj kompanie, e cila është e treta më e madhja për prodhimin e makinave në SHBA. Fiat kontrollonte më herët pjesën tjetër të aksioneve të Chrysler. Investitorët e mikritën marrëveshjen e arritur nga drejtori ekzekutiv Sergio Marchonne. Ky i fundit ka drejtuar të dyja kompanitë që kur Chrysler mori ndihmë nga qeveria federale amerikane në vitin 2009 për të shmangur falimentin. Ai synon të bashkojë këto kompani për të krijuar grupin e shtatë më të madh në botën e makinave. Gjithsesi analistët janë të shqetësuar se marrëveshja mund të rrisë ngarkesën me borxhe të Fiat, ngarkesë që sakaq është shumë e lartë, pavarësisht çmimit relativisht të ulët të blerjes. Aksionet e Fiat u rritën me 16 për qind pas arritjes së marrëveshjes. Synohet që burimet e të dyja kompanive do të kombinohen për të rritur eficencën. Por ndërkohë, analistët kanë shqetësime për faktin se Fiat ka borxhe të përgjithshme me vlerë 10 milirdë euro (bashkë me transaksionin e fundit) dhe kjo është sasia më e madhe e borxheve për një kompani prodhimi pajisjesh në Europë.
Add new comment