Samitet, fondet dhe fjalët e mençura nuk po i shpëtojnë dot 125 milionë evropianë të rrezikuar nga varfëria

Postuar në 03 Janar, 2014 11:28

Kriza financiare dhe ajo e borxhit goditi rëndë tregjet e punës. Veçanërisht rëndë nga kriza janë prekur vendet e jugut Portugalia, Spanja, Italia. Situatë e keqe ndodhet edhe në Greqi, ku papunësia është e madhe, rreth 27 për qind, ndërsa ajo e të rinjve është në nivelin 60 për qind. Numri i të papunëve në vitin 2014 do të mbetet, sipas gjasave, konstant, shumë samite dhe shumë fjalë të mençura po thuhen, por pak fonde po jepen, vërejnë politikanë, specialistë të njohur dhe analistë të ekonomisë. Psh, Francois Hollande, presidenti socialist i Francës, ka thënë në samitin i fundit tri fjalë kyçe që përcaktojnë, sipas tij, të ardhmen e të rinjve: Shpejtësia, sepse është urgjente; solidariteti, sepse ne nuk duam të humbasim një brez të tërë, dhe në fund cilësia, sepse ne duam të propozojmë kurse trajnimi, që t’u hapin të rinjve me të vërtetë një perspektivë.  Sipas të dhënave nga Luksemburgu rreziku i varfërisë në Europë është rritur në mënyrë dramatike. Një e katërta e evropianëve, ose 125 milionë njerëz, janë të rrezikuar nga varfëria. Objektivat afatgjata ekonomike të BE-së, të quajtura axhenda 2020, janë në rrezik, thotë Eurostat.Zh. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.