Konfirmohet nga kryeministrat Rama dhe Thaçi mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive në Prizren

Postuar në 03 Janar, 2014 03:26

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive e paralajmëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në 13 shtator, gjatë vizitës që zhvilloi në Prishtinë, ishte parashikuar për  t’u bërë brenda vitit 2013, por për shkak të axhendave të ngjeshura, si të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Tiranës, u shty.  

Rama konfirmoi  këto ditë se mbledhja e parë e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të zhvillohet në janar 2014, ku pritet të akordohet edhe një fond për Preshevën. Mbledhja e parë e  përbashkët do të bëhet në qytetin historik të Prizrenit.  ‘’Besoj, që kjo risi do të sjellë rezultate dhe do të bëjë të mundur që të dyja qeveritë ta çojnë përpara bashkëpunimin mes tyre’’, tha kryeministri shqiptar në Prishtinë.

Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e konfirmoi edhe Kryeministri kosovar Hashim Thaçi në mbledhjen e fundvitit 2013 të qeverisë që drejton. Duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve, Thaçi tha se mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në javën e dytë të janarit.

Prej marrjes së postit si Kryeministër i Shqipërisë, në shtator të vitit tëkaluar, Zoti Rama e ka vizituar dy herë zyrtarisht Kosovën. Në vizitën e parë, në 13 shtator, Kryeministri Rama u takua në Prishtinë me krerët e shtetit të Kosovës dhe iu drejtua me një fjalë Kuvendit, ndërsa në 23 tetor mori pjesë në ceremoninë shtetërore të inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’.

Zh

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.