Schumacher në koma, tifozët dhe familja festojnë mes lotëve dhe lutjeve 45-vjetorin e tij të lindjes

Familja e Schumacherit feston sot 45-vjetorin e lindjes së tij në Meribel, jo larg nga vendi, ku ai u aksidentua të dielën gjatë skijimit. Në nder të Schumacherit tifozët e tij të shumtë mblidhen para klinikës, ku ai ndodhet ende në gjendje kome. "Në këto ditë të vështira dhe me rastin e ditëlindjes së tij klubet Scuderia-Ferrari duan të shprehin mbështetjen e tyre për Michael Schumacherin", njoftoi shoqata e klubeve të tifozëve të Ferrarit. Të gjithë tifozët janë të ftuar, që të veshur komplet në të kuqe, në heshtje dhe respekt, të shprehin lidhjen e tyre me Schumacherin. Ferrari ka 130 klube tifozësh vetëm në Europë. Schumacheri ka qenë pilot i Ferrarit nga viti 1996 deri 2006.Familja e tij ështe shumë e prekur nga solidariteti. Informacione të reja në lidhje me shëndetin e tij nuk ka. Schumacher u përplas aq fort me kokë në një shkëmb, saqë mjekëve iu desh ta vinin në një gjendje kome artificiale për shkak të një traume të rëndë kraniocerebrale.
Add new comment