Ish-ambasadori Roberts: “Ndryshim kufijsh në emër të stabilitetit”

Postuar në 02 Janar, 2014 04:35

Ideja e një rishikimi të kufijve në Balllkan ngjan të jetë e qëndrueshme në disa rrethe diplomatësh. Kështu ish-ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts ka deklaruar se një ndryshim kufijsh mes serbëve dhe shqiptarëve është i pranueshëm dhe do të qetësonte tensionet. “Atyre që thonë, se, qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se, e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë. Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jo stabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”, tha Roberts. Sipas tij shkrirja e kufijve njësoj si në Europë është mirë që të ndodhë, por ky është një proces që kërkon kohë. Po kështu zgjdhjet në këtë drejtim janë konkrete dhe nuk aspak të ndërlikuara. “Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet t’i kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës ti kthehen Kosovës. Nuk shoh arsye, që pas një kohe, pse të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan", ka thanë ai.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.