Riga kryeqytet i kulturës europiane për vitin 2014. Një buxhet modest, por një ceremoni e veçantë me këtë rast

Për Letoninë viti 2014 mund të konsiderohet një vot i rëndësishëm. Së pari, sot ky vend iu bashkua monedhës euro, duke formalizuar kështu edhe një hap tjetër në bashkimin me komunitetin europian. Së dyti, Riga është shpallur kryeqyteti europian i kulturës për vitin 2014, një titull që shoqërohet me disa ceremoni. Deutsche Welle shkruan se për këtë vit janë akorduar 24 milionë euro, që konsiderohet modeset krahasimisht me kryeqytetet e tjera që kanë fituar këtë vlerësim në të shkuarën. Gjithsesi një aktivitet shumë origjinal pritet të plotësojë këtë kufizim buxhetor. Në Riga është ndërtuar Biblioteka e re Kombëtare në brigjet e lumit Daugava. Për të bërë lëvizjen e librave nga biblioteka e vjetër, që është në periferi, drejt godinës së re është parashikuar që një kordon njerëzish të vendoset mes tyre dhe librat të kalojnë dorë më dorë. "Ky vit është për banorët e qytetit. Nëse ata janë entuziastë dhe të kënaqur, atëherë qyteti do t'u pëlqejë edhe të tjerëve”, është shprehur Aiva Rozenberga, drejtore e programit për aktivitetet e kryeqytetit kulturor 2014.
Më shumë në: http://www.dw.de/riga-kryeqyteti-i-kulturës-europiane-2014/a-17330729
s.z
Add new comment