3. 4 miliardë dollarë për bamirësi gjatë vitit 2013. Kryeson Zuckenberg me 990 milionë dollarë. Në vend të dytë presidenti i “Nike” me 500 milionë dollarë

Postuar në 01 Janar, 2014 13:41

Kriza e vitit 2013 duket se ka zgjuar edhe ndjesinë e solidaritetit anemabanë botës. Ndonëse mbetet një dukuri që duhet vlerësuar sipas rastit, bamirësia, apo më mirë, aktet e bamirësisë,  janë shtuar përgjatë vitit që lamë pas. Sipas Chronicle of Philantropy rezulton se  përgjatë gjithë 2013-ës janë dhënë në total 3.4 miliardë dollarë donacione për bamirësi. Krahasimisht me vitin 2012 rezulton një rritje prej 100 milionë dollarësh. Po kështu në vitin 2013 pati 15 dhurata prej të paktën 100 milionë dollarësh krahasuar me 11 të tilla një vit më parë. Dhurimi më i madh u bë nga themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckenberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Can, kur në muajin dhjetor ata i dhuruan 18 milionë aksione të Facebook-ut  Sillicon Valley Community Foundation. Në terma monetarë kjo paketë është vlerësuar me shifrën prej 990 milionë dollarë. Në vend të dytë vjen Presidenti i Nike . Inc, Philip Knight me një dhuratë prej 500 milionë dollarë për Fondacionin për Shëndetin të Universitetit të Oregonit lidhur me kërkimet kundër kancerit. Një element që theksohet është se shumica e donacioneve kanë shkuar për kolegjet dhe universitetet.

Më shumë në: http://www.huffingtonpost.com/2014/01/01/top-10-gifts-of-2013-philanthropy_n_4527083.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.