SHBA, Kolorado legalizon kanabisin

Shteti i Kolorados në SHBA ka zyrtarizuar shitjen e lirë të kanabisit. Bashkë me shtetin e Washingtonit, ky shtet është i dyti që legalizon tregtimin e kësaj bime, e cila në mjaft vende të tjera trajtohet lëndë ilegale dhe dënohet me sanksione penale të rënda. Përdorurit duhet të jenë mbi 21 vjeç dhe pritet që së shpejti të hapen rreth 30 dyqane për tregtimin. Ka një mendim, që po zë përherë e më shumë vend, sipas të cilit më e mira do të ishte që kanabis të legalizohej. Kjo do t’i jepte fund trafikut, i cili edhe kështu nuk po vihet dot në kontroll. Në të vërtetë ideja në fjalë në Shqipëri ende nuk është hedhur për diskutim publik, ndonëse për ide të tjera, që janë edhe më tabu, si martesat e homoseksualëve, ka deklarime edhe nga institucione të caktuara.
Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/world-us-canada-25566863
s.z
Comments
SA ME SHPEJT TE JETE E
<p>SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR, LIBERALIZIM DHE TREGETIM I TIPIT MONOPOL NGA ANA E SHTETIT, PERPARA SE TA BEJE MBARE BOTA, NDRYSHE DO TE JETE TEPER VONE DHE DO TE HUMBNIM EDHE KETE TREN KAQ FITIMPRURES!</p>
Ne fakt sa here qe permendet
<p>Ne fakt sa here qe permendet Lazarati ka plot komente neper forumet shqiptare, perfshi mua, qe jane pro legalizimit te marjuanes. </p>
Add new comment