Qëllohet me armë rezidenca e ambasadorit gjerman në Athinë. Ndërkohë media zbardh skandalin e blerjes së armëve nga Gjermania

Gjermania duket se nuk është shumë e pëlqyer në Greqi. Përveç polemikave për masat e kërkuara nga Berlini, akuzave dhe stigmatizimit reciprok, duket se së fundmi mëria ka zbritur deri në veprime. Kështu agjencia italiane e lajmeve, ANSA, citon mediat lokale greke, sipas të cilave dje në mëngjes një grup prej katër pesonash, të armatosur me Kallashnikov kanë hapur zjarr mbi shtëpinë e ambasadorit gjerman në Athinë. Ndonëse nuk ka shkaktuar ndonjë viktimë dhe të lënduar, sulmi përbën një incident të rëndë. Mund të supzohen arsye politike pas këtij akti. Ditët e fundit në Greqi është arrestuar shefi i Blerjeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Antonis Kantas, i cili akuzohet për korrupsion dhe kompromentim në tenderët e bjerjes së pajisjeve ushtarake. Siç nënvizon edhe DW : “Që prej fundit të viteve ´80 kishte marrë gjithsej 15 milionë euro ryshfete në këmbim të bizneseve miliardëshe me armë. Me sa duket paratë e ryshfeteve kanë ardhur nga Franca, Rusia, Suedia, Izraeli, SHBA dhe në shumë raste edhe nga Gjermania: ndër të tjera sipas Kantas bëhej fjalë për livrimin e 170 tankeve të tipit Leopard 2 të Krauss-Maffei Wegmann (KMW), si dhe për modernizimin e nëndetëseve greke nga sipërmarrjet gjermane të armatimit Rheinmetall dhe Atlas. Vetëm për biznesin me Leopard 2, Kantas ka "fituar" 1,7 milionë euro”( http://www.dw.de/akuza-nga-greqia-në-drejtim-të-gjermanisë-për-ryshfete/a-17336431). Ndërkohë sot, gazeta greke “Kathimerini” bën të ditur se përveç Kantas është ndaluar edhe përfaqësuesi i firmës gjermane “Krauss-Maffei Wegmann”, Dimitris Papachristou. Firma në fjalë ka furnizuar Greqinë me tanket Leopard 2, por ajo mohon që të ketë paguar nën dorë për këtë kontratë(http://www.ekathimerini.com/4dcgi/_w_articles_wsite1_1_30/12/2013_534157).
s.z
Add new comment