Pas Snowden, tani “flet” vetë NSA. “Der Spiegel” publikon katalogun e brendshëm të agjencisë

Historia e zbuluar nga Edward Snowden mbi përgjimet globale të agjencisë amerikane të sigurisë, NSA, duket se nuk ka fund. Revista gjermane “Der Spiegel” ka publikuar para tri ditësh katalogun që vetë NSA disponon mbi strukturën organizative që përgjigjet për përgjimet si dhe ilustrimet përkatëse sesi realizohet kjo gjë. Bëhet fjalë për një përgjim të gjithçkaje; praktikisht NSA ka kapacitetet që të realizojë survejim të trafikut online thuaje plotësisht. Sipas revistës gjermane, për të realizuar këtë gjë, NSA ka ngritur një njësi të posaçme-ANT- kuptimi i supozuar i të cilës është Advanced Network Technology. Kjo njësi prodhon pajisje për penetrimin në rrjet, për monitorimin e celularave dhe kompjuterave. Vetë katalogu jep madje edhe çmimet e pajisjeve që kërkohen, çka dëshmon se NSA ka aftësi dhe si rrjedhojë i ka dhënë të drejtën vetes të përgjojë gjithkënd. Madje duke përdorur viruse të ndryshëm për të depërtuar p.sh në kompanitë ndërkombëtare të telekomunikacionit.
Më shumë në: http://www.spiegel.de/international/world/nsa-secret-toolbox-ant-unit-offers-spy-gadgets-for-every-need-a-941006.html
s.z
Comments
Nuk besoj se eshte e vertete.
<p>Nuk besoj se eshte e vertete. Do te jete ndonje trillim i komunisteve. Ndoshta vete E.Hoxha e ka derguar kete disinformacion prej atje ku ndodhet. Nuk mund ta beje kete gje vendi me demokratik i botes, prej te cilit ne marrim shembull dhe jemi gati te vdesim cdo dite.</p>
Add new comment