Top-gafa e vitit, sipas gazetës DITA

Duke u afruar atmosfera festive e fundvitit, edhe gazetat shtojnë dozat argëtuese në faqet e tyre. Kështu gazeta DITA shkruan sot për lapsuset e bëra nga njerëz publikë apo personalitete gjatë këtij viti. Ndër gafat ajo rendit atë të Presidentit Nishani në urimin për Krishtlindje, ku e ngatërroi keq fillin deri në një lëmsh pa mundësi zhbërjeje, midis Krishtlindjeve dhe Pashkëve.
Por DITA në shkrimin e sotëm të sajin konsideron gafën më të rëndë atë të Blendi Fevziut në Opininion e tij në Klan, ku do diskutohej rreth një ceremonie të organizuar në Prizren, me pjesëmarrjen e Kryeministrit turk Erdogan e homologëve të tij shqiptarë e kosovarë, Rama e Thaçi. Kronika niste duke theksuar faktin se Prizreni, ishte qyteti i Lidhjes së famshme, ku krerët shqiptarë, u mblodhën për të vendosur shkëputjen nga Perandoria Otomane (!!!) Dhe me këtë, aludohej se treshja Erdogan – Rama – Thaçi, kishin njollosur veprën e madhe të atyre burrave, e të Prizrenit si një qytet simbol me peshë kombëtare. U desh ndërhyja e historianit të njohur Pëllumb Xhufi, të ftuar atë mbrëmje, që të sqaronte se ishte e kundërta; se Lidhja ishte një “sponsorizim” i Perandorisë, pra një cytje e Portës së Lartë ndaj shqiptarëve, që këta të mblidhen për të mbrojtur trojet nga copëtimi pas shkëputjes së pritshme nga Perandoria e rënies së saj të afërt. Është ndër ato gafa kuptimplote, që tregon përgatitjen e mangët edhe të gazetarëve me emër në fushën e Historiografisë (jo të Fevziut në këtë rast), të mbushur me mite.
Zh.
Comments
po çfare mund te pretendosh

po çfare mund te pretendosh nga blendi faqeziu?

Gafa e vitit: Erion Brace:

Gafa e vitit:

Erion Brace: Sarina "nuk eshte gaz moo, eshte leng, shpelahet me uje e me sapun moo!"

Dhe prandaj Perandoria reagoi

Dhe prandaj Perandoria reagoi ndaj kesaj Lidhje .......... duke i shfarosur tere lideret e saj?!!!

Ne rastin me te mire, kjo qe thote Xhufi eshte thjesht e vetem nje teori qe duhet vertetuar e aspak nje fakt i mirepranuar.

kjo e erionit eshte me e

kjo e erionit eshte me e bukur hahha

Gafe? Por, nga ana tjetër,
Gafe?
Por, nga ana tjetër, leja që kishte kërkuar Komiteti i Stambollit për të formuar një lidhje shqiptare, ndeshi më në fund në kundërshtimin e Portës së Lartë. Në parim qeveria osmane nuk e shihte me sy të keq lëvizjen e protestës së popullsive të saj kundër Traktatit të Shën-Stefanit, por ajo nuk e pranonte në asnjë mënyrë që kjo lëvizje të zhvillohej e të organizohej ashtu siç e kuptonte Komiteti i Stambollit, si një lëvizje kombëtare shqiptare. Porta e Lartë kërkonte që shqiptarët të protestonin kundër Traktatit të Shën-Stefanit si nënshtetas myslimanë, që nuk donin të shkëputeshin nga Perandoria Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriotët shqiptarë, të cilët nuk mund të pajtoheshin me këto kushte, vendosën që ta formonin lidhjen shqiptare duke u mbështetur në lëvizjen popullore dhe në besëlidhjet lokale.
Add new comment