Arkiv-Lajme
Arrestimi i Xhelal Mziut, “provincialit në krye të periferisë”
Gazetari Vladimir Karaj i gazetës “Mapo” ka marrë sot në shqyrtim krahasues dy çështje penale: atë ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika dhe atë ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas tij procedimi ndaj të dyve zbulon dy standarde të drejtësisë, por edhe të politikës. “...E njëjta gjykatë vendos të hetojë në gjendje të lirë një kryetar tjetër bashkie, atë të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për falsifikim të lejeve të ndërtimit të dy godinave.
Gjykata shpall falimentin zyrtar të “Sudes”. Kreditorët kanë 90 ditë për t’u ankuar
Ministri i Financave ka kujtuar dje Suden, si një mënyrë për të krahasuar situatën e ekonomisë me gjendjen e vitit 1997. Por në fakt, Suden e ka “kujtuar” sot edhe gazeta “Shqip”, natyrisht për arsye të ndryshme. Shumëkush ka menduar se firma “Sude” nuk ekzistonte më, por sipas gazetës, vetëm më 18 dhjetor 2013, gjykata ka shpallur falimentimin zyrtar të saj. Formalisht kërkesa ka ardhur nga grupi mbikëqyrës i cili në pamundësi të shlyerjes së kreditorëve kërkoi në datën 19 shkurt të këtij viti kërkesën për falimentim. Dhe dje gjykata e përmbushi këtë kërkesë.
800 milionë dollarë, shifra e pambledhur nga procesi i legalizimeve
Procesi i legalizimit, ashtu siç është menaxhuar deri më tani duket të ketë prodhuar kosto të mëdha financiare. Gazeta “Shqip” ka publikuar sot një intervistë me ish-drejtorin e ALUIZNI-t, Agim Berisha, i cili ka sqaruar gjerësisht procesin. Sipas tij nëse zbatohet ligji korrektësisht, shteti mund të jetë në gjendje që të gjejë edhe fondet për kompensimin e pronarëve të tokave të zëna nga ndërtimet informale.
Devijim i Drinit të Zi dhe Vjosës. Qeveria në negociata me palën greke dhe maqedonase
Shqipëria mund të përballet në të ardhmen me disa probleme që kanë të bëjnë me regjimin hidrik të dy prej lumenjve kryesorë të saj. Bëhet fjalë për Drinin dhe Vjosën, mbi të cilat pala greke dhe ajo maqedonase parashikohet që të kryejnë punime devijuese të rrjedhës me synim furnizimin e pikave të reja. Këtë çështje e ka prekur sot gazeta “Panorama” e cila ka zbardhur raportin e mbajtur në Komisionin Parlamentar me Jashtë gjatë raportimit të zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme.
Ministri Cani: E gjetëm ekonominë si në 1997-ën
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi sot në emisionin "Të bësh ekonomi" se gjendja e financave shqiptare, e konstatuar me ardhjen e qeverisë së re, është thuajse njësoj si në vitin 1997. "Është pothuajse paralelizëm për çudinë tuaj edhe shifra që në vitin 1997, '96- e përpara me piramidat ishte e përafërt me 1 miliardë dollarë. Nuk është çudi që të dalë po 1 miliard edhe borxhi. Atëherë ja morën popullit, gabuan popullin me "Suden" e të tjerë, tani nuk kishin në objektiv popullin. E hëngri biznesi, jo pak edhe populli se kur e ha biznesi e ha dhe populli", tha Cani.
Rasti i ndërlikuar “Khodorkovsky”
E mirënjohura gjermane “Der Spiegel” ka publikuar para pesë ditësh një artikull të gjatë të titulluar: “Çfarë qëndron pas faljes së Khodorkovskyt”? Dy autorët e artikullit, Christian Neef dhe Matthias Schepp janë marrë gjerë e gjatë me ngjarjen, duke u ndalur në situatën brenda Rusisë, situatën ndërkombëtare dhe në këtë kuadër, edhe te presidenti rus, Vladimir Putin, që është lojtari kryesor në fushë për vitin 2013.
Zgjerimi dhe dyshimi për një valë të re emigrantësh rumuno-bullgarë drejt BE-së
Prisja e opinionit në Bashkimin Europian mbi zgjerimin ose jo, mbi pasojat e mundshme të afrimit të vendeve të reja do të testohet edhe njëherë në 1 janar të vitit 2014. Deutsche Welle bën të ditur se që nga kjo datë “rumunët dhe bullgarët mund të punojnë pa kufizime në shtete të tjera të BE-së”. Pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhë? A do të ketë një valë të re imigracioni? Është një çështje që prek edhe shqiptarët, pasi rikthimi i vizave është diskutuar më shumë se njëherë këto kohë.
Erdogan flet për territore turke në Ballkan
“Erdogan i befasoi sërish të gjithë”. Kështu e ka titulluar “Zëri i Rusisë” shkrimin që i ka kushtuar dje Turqisë, zbehjes së perspektivës së saj europiane dhe pasojave të mundshme mbi Ballkanin. Autori Stanisllav Tarasov i referohet gazetës turke “Aksam” sipas së cilës “në takimin e fundit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së u mor vendimi që fillimi i negociatave me Serbinë për anëtarësimin e saj në BE të startojë në janar të vitit 2014.
Basha akordon 100 mijë euro për meremetimin e shtëpive të dëmtuara në Mitrovicë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka akorduar komunës së Mitrovicës 100 mijë euro për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të këtij qyteti. Kjo ndihmë do t’u shkojë të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike. Shuma akordohet në kuadër të nismës “Ndihmo dhe Ti” dhe është përshëndetur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.
Thuram dhe Boniface: "Kampionati botëror i futbollit '2018' të zhvillohet në Izrael dhe Palestinë"
Pascal Boniface, drejtori i Institutit për Marrëdhënie Strategjike dhe Ndërkombëtare në Paris dhe Lilian Thuram, mbrojtës i Barcelonës, kanë hedhur së fundmi një ide origjinale. Ditën e Krishtlindjeve ata kanë propozuar që kampionati botëror i futbollit i vitit 2018 të zhvillohet në Izrael dhe Palestinë. “Ne kemi një dëshirë për Lindjen e Mesme. Një dëshirë që ndoshta nuk do të sjellë paqen, por do të krijojë një nga parakushtet e paqes: vullnetin e mirë.