800 milionë dollarë, shifra e pambledhur nga procesi i legalizimeve

Procesi i legalizimit, ashtu siç është menaxhuar deri më tani duket të ketë prodhuar kosto të mëdha financiare. Gazeta “Shqip” ka publikuar sot një intervistë me ish-drejtorin e ALUIZNI-t, Agim Berisha, i cili ka sqaruar gjerësisht procesin. Sipas tij nëse zbatohet ligji korrektësisht, shteti mund të jetë në gjendje që të gjejë edhe fondet për kompensimin e pronarëve të tokave të zëna nga ndërtimet informale. “Qytetarët e kanë “shijuar” tanimë këtë proces, në pjesën e “hidhur” të tij e jo vetëm, por shteti nuk ka arkëtuar mbi 800 milionë dollarë dhe janë shpërdoruar miliona të tjera pa dhënë produkt”. Sipas tij ka edhe probleme të vërteta në terren, siç janë mospërputhjet e hartave të ALUIZNI-t, AKP-së dhe ZRPP-së, për të cilat lind nevoja e unifikimit.
s.z
Add new comment