Zgjerimi dhe dyshimi për një valë të re emigrantësh rumuno-bullgarë drejt BE-së

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 13:53

Prisja e opinionit në Bashkimin Europian mbi zgjerimin ose jo, mbi pasojat e mundshme të afrimit të vendeve të reja do të testohet edhe njëherë në 1 janar të vitit 2014. Deutsche Welle bën të ditur se që nga kjo datë “rumunët dhe bullgarët mund të punojnë pa kufizime në shtete të tjera të BE-së”. Pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhë? A do të ketë një valë të re imigracioni? Është një çështje që prek edhe shqiptarët, pasi rikthimi i vizave është diskutuar më shumë se njëherë këto kohë. DW përcjell opinionin sipas të cilit vala rumuno-bullgare nuk ka gjasa të ndodhë, pasi ajo është kryer tanimë, por gjithsesi, çdo gjë në Europë po pritet për t’u vlerësuar. “Megjithë lëvizjen e lirë të punëmarrësve në BE, që prej 1 janarit 2014 do të vlejë edhe për rumunët dhe bullgarët, njerëzit në Rumani dhe Bullgari nuk kanë bërë gati valixhet. Është më se normale, që qytetarët e BE-së të kërkojnë punë, apo vende studimi në shtete të tjera të Unionit. Vala e imigrantëve, për të cilën paralajmërojnë shumë medie në Evropën Perëndimore, nuk do të ndodhë”, mendon Sven-Joachim Irmer, drejtor i zyrës me jashtë të fondacionit Konrad Adenauer në Rumani dhe Republikën e Moldavisë. Sipas gjasave kjo periudhë dhe sjellja e rumunëve dhe bullgarëve mund të ndikojë jo pak si në zgjedhjet europiane të majit, ashtu edhe në mendimin që do jepet për statusin e Shqipërisë në qershor. Gjithsesi deri atëherë çdo gjë është në pritje.

Më shumë në: http://www.dw.de/a-po-pregatiten-rumunët-dhe-bullgarët-për-emigracion-të-gjerë-në-evropën-perëndimore/a-17317642

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.