Rasti i ndërlikuar “Khodorkovsky”

E mirënjohura gjermane “Der Spiegel” ka publikuar para pesë ditësh një artikull të gjatë të titulluar: “Çfarë qëndron pas faljes së Khodorkovskyt”? Dy autorët e artikullit, Christian Neef dhe Matthias Schepp janë marrë gjerë e gjatë me ngjarjen, duke u ndalur në situatën brenda Rusisë, situatën ndërkombëtare dhe në këtë kuadër, edhe te presidenti rus, Vladimir Putin, që është lojtari kryesor në fushë për vitin 2013. Analiza merr së pari faktin se falja erdhi pas akuzave dhe sulm,eve të shumta që iu bënë Rusisë për situatën e krijuar në Ukrainë, e ku sërish Putin ka arritur një epërsi ndaj perëndimit. Si për të thënë se “unë nuk jam ai që thoni”, Putin liroi Khodorkovskyn me argumentimin e të drejtave të njeriut. Madje ai solli në vëmendje edhe situatën e vështirë të nënës së manjatit rus. Por sipas “Der Spiegel” krahas këtij akti, më 7 dhjetor agjencia ruse e lajmeve “Interfax” njoftonte se janë vënë në lëvizje plane për një gjyq të tretë ndaj Khodorkovskyt, tanimë për pastrim parash. Sipas zv.Prokurorit të Përgjithshëm, Alexander Zvyagintsev, bëhet fjalë për rreth 10 miliardë dollarë, çka sigurisht nuk janë pak. Lëvizje të shpejta që plotësojnë suksesin e presidentit rus në frontin e jashtëm. Gazetarët gjermanë tërheqin vëmendjen se tashmë akuzat për manipulim zgjedhjesh janë harruar, po ashtu edhe demonstratat. Por edhe temat për shëndetin e Putinit. Po kështu, flitet se ai po lirohet së fundmi edhe nga Siloviki, një rrjet zyrtarësh të shërbimit sekret, ushtrisë dhe agjencive ligj-zbatuese. Kreu i tyre, Igor Sechin thuhet se u angazhua që të bënte kalimin e aseteve nga Yukos, që i përkiste Khodorkovskyt, drejt kompanisë shtetërore “Rosneft” ku ai është kryetar. Por influenca e tij tashmë po shkon drejt fundit. Janë të gjithë këto arsye që kanë nxitur idenë se pas këtij lirimi qëndron ndoshta një marrëveshje mes lidershipit rus dhe Khodorkovskyt. Në kushtet kur në Rusi aktorët opozitarë nuk ka shanse që të dalin në sipërfaqe, një dalje nga skena e manjatit rus, po i shqetëson të gjithë. Në shkrimin e dy autorëve gjermanë ideja për një dalje nga politika është shqetësuese, aq sa me shpresën e një rikthimi, Khodorkodvksy citohet në mbyllje të ketë thënë se “Unë kam si synim të luftoj për vlera themelore si liria personale dhe të drejtat e njeriut”
Më shumë në: http://www.spiegel.de/international/world/why-putin-freed-kremlin-opponent-and-oligarch-khodorkovsky-a-940336.html
s.z
Add new comment