Devijim i Drinit të Zi dhe Vjosës. Qeveria në negociata me palën greke dhe maqedonase

Shqipëria mund të përballet në të ardhmen me disa probleme që kanë të bëjnë me regjimin hidrik të dy prej lumenjve kryesorë të saj. Bëhet fjalë për Drinin dhe Vjosën, mbi të cilat pala greke dhe ajo maqedonase parashikohet që të kryejnë punime devijuese të rrjedhës me synim furnizimin e pikave të reja. Këtë çështje e ka prekur sot gazeta “Panorama” e cila ka zbardhur raportin e mbajtur në Komisionin Parlamentar me Jashtë gjatë raportimit të zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme. Këta të fundit kanë bërë të ditur se ka në zhvillim e sipër disa negociata, duke sugjeruar edhe ngritjen e grupeve të punës. Situata për Vjosën është e patrajtuar në media, kurse për Drinin e Zi, është bërë publike, pasi projekti për devijimin e lumit Radika ka provokuar reagimin e banorëve të zonës dhe nënshkrimin prej tyre edhe të një peticioni.
s.z
Add new comment