Arkiv-Lajme
Shënim: Krahasim barre tatimore, 2014 vs. 2012
Në dabatin 24-orësh rreth paketës fiskale të 2014-ës, opozita e quajti atë draft të shkatërrimit ndërsa mazhoranca e quajti një paketë që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Por le të krahasojmë projekt-buxhetin aktual me atë të vitit 2012, kur opozita aktuale ishte në pushtet dhe mazhoranca aktuale ishte në opozitë (2013-ën nuk po e marrim në konsideratë sepse ishte një vit gjysmagjel nga pikpamja e pushtetit).
Sarandë, gjykata gjobit gazetarin se nuk përmendi gjithë profesionet dhe dekoratat e paditësit!
Vendimi i Gjykatës së Sarandës duke dënuar me gjobë prej 150 mijë lekësh të reja gazetarin e GSH Thoma Nika, mund të duket i pranueshëm nëse dikush mendon se bëhet fjalë për shpifje, shpikje lajmi të paqenë, komente që ulin dinjitetin e të prekurit gjatë raportimit etj. Por lajmi që Nika ka publikuar në gazetë (i botuar dhe raportuar njësoj në shumë gazeta e tv), flet për një ngjarje të ndodhur më 9 mars të këtij viti, për një shpërthim me tritol në automjetin tip "Fuoristradë" të ish-shefit të Urbanistikës së Sarandës, Haxhi Musaj.
Thaçi-Daçic plus Ashton, propozohen për Nobelin e Paqes nga kongresmenë amerikanë
Në fillim përfol në media, por lajmi nuk vinte nga ndonjë adresë e veçantë. Por mësohet se Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, janë propozuar formalisht nga një grup ligjvënësish amerikanë për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.
Garda, Berisha, protesta e 21 janarit dhe 2 milionë USD shpërblime
Nga fjala e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sot në sallën e Kuvendit, në debatin e projekt-buxhetit, mund të shkëputen shumë detaje e të dhëna. Por njëra ka bërë veçanërisht përshtypje: Zbulimi se në 22 janar 2011, një ditë pas protestës dhe të vrarëve që skuqën bulevardin para kryeministrisë, qeveria Berisha miratoi shpërblim 2 milionë dollarë “për grupin e zjarrit të Gardës së Republikës”. Nuk u duk se ish kryeministri e kundërshtoi këtë fakt.
Apeli konfirmon dënimin për komisionerët e Dajçit. A ka nisur më në fund ndëshkimi për ata që prekin votën?
Kishin falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit. Gjykata e Apelit në qytetin e Shkodrës ka lënë në fuqi vendimin për komisionerët e Komunës Dajç, të cilët Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me burg. Sipas vendimit të gjykatës 7 nga komisionerët u dënuan me 8 muaj burg ndërsa një tjetër me 4 muaj. Komisionerët u paditën nga ish- kreu i komunës Rrok Rroku.
Vdes në moshën 94 vjeçare Mikhail Kalashnikov
Shpikësi ikonik i armës automatike AK-47 që mori mbiemrin e tij, Mikhail Kalashnikov, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. I lindur në vitin 1919 në një fshat të vogël mes 16 vëllezërve e motrave, ai asnjëherë nuk e mbaroi shkollën e mesme por profesioni i tij i parë ishte mekanik tankesh. Në të 20-tat, Kalashnikov krijoni një nga armët më të përdorura në botë, e cila vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme, e lehtë në përdorim dhe shumë rezistente, aq sa u shndërrua në simbol të së keqes për shkak të shitjeve dhe përdorimit në gjithë vatrat e konflikteve botërore.
Armët kimike siriane. Transporti nga rusët, shkatërrimi nga amerikanët
Ka nisur të marrë udhë çështja e armëve kimike të Bashar al Asadit. Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare që citojnë informatat nga ministria ruse e Mbrojtjes, Rusia dërgoi 75 kamionë ushtarë në Siri, me qëllim që të realizojnë transportimin e arsenalit të armëve kimike siriane jashtë vendit. Është fjala për 50 kamionë transporti dhe 25 kamionë të blinduar që u transportuan me avion në qytetin bregdetar të Latakias javën e shkuar, së bashku me materiale të tjera logjistike.
Shënim: Sa do të rritet barra tatimore në nivel agregat?
Nga një krahasim i buxhetit të rishikuar të shtetit për vitin 2013 me projekt-buxhetin për vitin 2014, rezulton se të ardhurat tatimore do të rriten 16% në vitin e ardhshëm krahasuar me këtë vit. Duke lexuar relacionin shoqërues të projekt-buxhetit mund të llogaritet se 3.6% nga kjo rritje shpiegohet me rritjen e pritshme nominale të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë 2014-ës dhe 7% shpiegohet me pakësimin e evazionit fiskal. Pjesa tjetër (5.4%) shpiegohet me rritjen agregate të barrës fiskale.
Debati i buxhetit: Synetllëk, psikiatri, hajdutëri e grabitje
Nuk ka “zhgënjyer” as këtë herë debati në seancë parlamentare. Sot është diskutuar buxheti i shtetit dhe replikat kanë patur për protagonistë vetë kryeministrin Rama dhe paraardhësin e tij Berisha. Nuk kanë munguar hidh e pritjet mes Berishës dhe ministrave Ahmetaj e Cani, e më vonë dhe Saimir Tahiri me deputetin demokrat Sherefedin Shehu. Por mediat online janë fokusuar kryesisht tek “piku” i breshërive të këmbyera mes Berishës dhe Ramës: Janë futur në punë “karikatorë” të mbushur me synetllëk, aludime pikturash, vizita psikiatrike etj.
Daçiç i pakënaqur nga performanca e diasporës serbe: Po arrijnë suksese boshnjakët e shqiptarët, kurse ju…
Në një konferencë për biznesin e Serbisë në diasporë, kryeministri Ivica Daçiç ka shprehur shqetësimin përse elementi serb nëpër botë nuk ka bërë “hajër” dhe nuk është shquar, sidomos sa u përket strukturave politike. Thënia e tij, “serbët sot në botë nuk janë kurrfarë faktori, as Serbia si vend dhe as Serbia si diasporë. Këtë e them pasi s’kam takuar asnjë serb në strukturat politike ku kam qenë.