Arkiv-Lajme
Arrestohet kryetari i bashkisë së Kamzës me akuzën shpërdorim detyre në tendera
Sektori i krimit ekonomik ka shqyrtuar dokumentet për disa muaj dhe sot është urdhëruar arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, një ndër pushtetarët vendorë me disa mandate në atë zonë, dhe më parë ka qenë drejtor në ujësjellësin e kryeqytetit.
Buxheti: Për vitin e ardhshëm, asnjë vepër e re, do të mbyllen ekzistueset, ato që janë lënë në mes
“Mund të kërkoni për vepra të reja, këtë vit nuk ka vepra të reja, por ka mbylljen e atyre ekzistuese. Veprat e reja do të nisin nga viti i ardhshëm”, tha ministri Transporteve Edmond Haxhinasto. Zoti Haxhinasto ishte në Kuvend bashkë me tre ministra të tjerë, që drejtojnë sektorët më prioritarë të ekonomisë për të paraqitur buxhetet respektive.
Fshatrat e thellë grekë, ndërsa braktisen nga vendësit, “pushtohen” nga shqiptarët
Fshatrat greke të zonave të thella janë braktisur nga popullsia vendase dhe vendin e tyre e kanë zënë shqiptarët. Mediat greke i kanë kushtuar një reportazh fshatrave të cilët nuk popullohen më nga grekët, por nga shqiptarët. Shkak për këtë lëvizje është bërë kriza ekonomike. Po kështu dhe lindjet e pakta kanë bërë që të dalin në pah një sërë problemesh demografike.
Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dyshuar për krime lufte!
Listës së zyrtarëve të lartë të Kosovës të hetuar nga EULEX-i për krime luftë i shtohet edhe Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës. Krasniqi është paraqitur ditën e premte në zyrat e EULEX për t’u marrë në pyetje mbi procesin që njihet si “Grupi i Drenicës”. Kryetari i Kuvendit gjatë viteve të luftës ka qenë mes anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Për momentin nuk ka ende një akuzë zyrtare që të përfshijë edhe emrin e tij në listën e të dyshuarve për krime luftë ndaj civilëve gjatë vitit 1998 dhe 1999.
Kryeministri çek: Na dualët në shteg, do vëmë veton për Shqipërinë, shkak dëbimi i CEZ
Edhe Çekia mund të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shkak për këtë është prishja e kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ, nga qeveria e mëparshme. Mediat çeke citojnë kryeministrin e këtij vendi, Jiri Rusnok, i cili është shprehur se mënyra si u soll qeveria me CEZ ishte një shpronësim i paprecedent, por ai shpreson të fitojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar. “I kam thënë kryeministrit shqiptar se nëse nuk e njohin borxhin, me keqardhje do të bllokoj marrëveshjen me BE-në.
Rusi, lirohet Khodorkovsky!...Mos kini asnjë paragykim tjetër, e kam bërë për humanizëm, thotë Putini
Presidenti rus e njoftoi synimin e tij për të liruar zotin Khodorkovsky dje në një konference të gjatë shtypi, ku foli për një gamë të gjerë temash. Ai tha se për herë të parë zoti Khodorkovsky kishte kërkuar të falej për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë. Fill pas kësaj deklarate kreu i shtetit, nxorri një dekret për faljen e manjatit rus të naftës, Mikhail Khodorkovs dhe ky u lirua me nje herë nga burgu. Putin tha sot në faqen e tij të internetit se ai po e falte ish-kreun e kompanisë të naftës Yukos për arsye humanitare.
Nafta, t’i “bësh naftën”! Kryeministri Rama kërkon të bindë shqiptarët t’u japin këmbëve për…”të shijuar gjelbërimin”!...
Ka mjaftuar vetëm një fjalë dhe në të gjitha pikat e karburantit nafta është rritur 5 lekë për liter më shtrenjtë. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se çmimi nuk do i prekë qytetarët, por të gjithë e dimë se sa shumë spekulohet në këtë fushë. Çmimi i naftës lëviz me një deklaratë në media, ndërkohë që cilësia dhe sasia që marrin shqiptarët është gjithmonë e dyshimtë. Pavarësisht se qëllimi i rritjes së akcizës duket i mirë, çmimi i naftës ka frikësuar thuajse çdo shqiptar.
Llogaritë e Ramës, shkrimi i saktë i Panoramës, dhe autori që mungon!!!
Dje, kryeministri Rama ka marrë takime me biznemenë të vegjël të kryeqytetit. Është fjala për ata biznesmenë që qarkullojnë jo më shumë se 2 milionë lekë në vit, dhe Rama u bëri atyre ca llogarira me “laps në dorë”. Në Panoramën e sotme ishte publikuar një shkrim, në të cilin nxirreshin në evidencë ca pasaktësira të kryeministrit. Ky i fundit fliste me këtë kategori biznesmenësh, por llogaritë tek-tuk i bënte si të kish përpara dy biznemenë të një kategorie tjetër, me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë.
Ceremoni festive për 100-ditëshin e qeverisë Rama, në panele ministrat prezantojnë punën, natyrisht, vetëm suksese!
Më 22 dhjetor, pasnesër, kryeministri, Edi Rama bashkë me ministrat e tij do të paraqesin punën e tyre në 100 ditët e para të qeverisjes. Megjithëse nuk është bërë ende publike, zbardhet një pjesë të axhendës të këtij aktiviteti, i cili nis të dielën paradite dhe pritet të zgjasë rreth 4 orë. Gjatë prezantimit do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e kabinetit “Rama”, të cilët do të prezantojnë punën e bërë gjatë këtyre 100 ditëve që kanë qenë në detyrë.
Ukraina tundohet para shkëlqimit të metelikëve të Putinit, megjithatë opozita nuk tërhiqet
Kievi zgjedh Moskën: Na shpëtoi nga falimenti, thonë përfaqësuesit e qeverisë.Kryeministri i këtij vendi, Mykola Azarov deklaroi përpara ministrave se, vendimi për të pezulluar marrëveshjen me BE-në dhe nënshkrimi i një marrëveshje ndihme me Rusinë, e shpëtuan vendin nga falimentimi. Sipas BBC, presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar që të blejë 15 miliardë dollarë bonde qeveritare të Ukrainës dhe të ulë çmimin e gazit rus për këtë vend. Azarov tha se një paketë e tillë do e mbrojë stabilitetin financiar në vend. Por opozita ka kërkuar të mësojë se çfarë i është ofruar Rusisë në këmbim.