Arkiv-Lajme

M. Nano kërkon gjyqtarë të huaj!

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 08:40

Në një shkrim te Dita, Mustafa Nano hedh idenë e reformimit të gjyqësorit… duke sjellë gjyqtarë dhe prokurorë të huaj!

Ja thelbi i argumentit të Nanos:

Mziu update: i gjendet një vulë QV-je në shtëpi

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 07:19

Gjatë kontrollit të banesës së kreut të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është gjetur një  vulë e qendrës së votimit Nr. 27 në Kamëz. Ky është detaji më i fundit i zbuluar nga policia e Tiranës pas arrestimit një ditë më parë të kreut të Bashkisë së Kamzës nën akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe shkeljes së detyrës, njofton SHQIP.

Serbët,”seriozë” në politikën e tyre të jashtme. Nuk do e njohin Kosovën, dhe po t’ua kërkojë BE

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 07:11

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivan Mërkiç ka deklaruar se vendimi i Brukselit që Serbisë t’i caktohet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE nuk ka lidhje me pavarësinë e Kosovës, njofton B92.
Ai ka vlerësuar se bëhet fjalë për një çështje më të komplikuar e në të cilën kanë ndikuar qeveria e shtetit dhe bisedimet Beograd – Prishtinë.
"Nëse ndokush mendon, ndoshta për nevoja sensacioni, se ne në prag të vendimit për pranim të Serbisë në BE do të kushtëzohemi me njohje të Kosovës, ne këtë nuk do ta bëjmë”, ka thënë Mërkiç për gazetën e Beogradit "Politika".

Pashko vs Berisha, dy antipodet!

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 06:58

Në një rrëfim të gjatë për Luljeta Prognin në librin “Pardesytë e Bardha”, studenti i ekonomikut Dritan Shano rrëfen se PD-në e krijoi Gramoz Pashko. Megjithatë, ai konsideron se nuk ka pasur lëvizje për të hedhur sistemin, thjesht një antikonformizëm që shkonte deri te bisedat për liberalizim  dhe mbrëmjet për të dëgjuar muzikë të huaj. Ndaj, për të, festimi i 8 dhjetorit është thjesht një propagandë e makinës së PD-së.

Qosja: Berisha duhet të nxirret në gjyq

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:23

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }

Shtohen dyshimet për Mziun: me dy adresa, votonte dy herë!

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:14

P { margin-bottom: 0.08in; }

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, rezulton i regjistruar me dy adresa banimi në Rregjistrin e Gjëndjes Civile. Ky fakt thellon akoma dhe më tepër skandalin, pasi pikërisht me anën e regjistrimit të dyfishtë, krybashkiakut Xhelal Mziut mendohet se i është dhënë e drejta të votojë dy herë, në dy qëndra votimi të ndryshme. Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar në Rregjistrin e Gjëndjes Civile, dy adresat e ndryshme të kryebashkiakut Mziu, ndërkohë të gjitha të dhënat e tjera personale janë të njëjta.

E vërteta e grevave të transportit publik? I organizojnë pronarët!

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 03:03

Transporti publik në Tiranë është në kaos për shkak se shoferët dhe fatorinot kanë 4 muaj pa marrë rrogën. Nga ana tjetër shoqatat e transportit publik (firma private në fakt, pavarësisht se quhen shoqata) ankohen se shteti nuk i ka  subvencionuar për kategoritë që përfitojnë udhëtim falas në transportin  publik. Më herët shoqatat e transportit kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë. Pas protestës 3 orëshe të zhvilluar disa ditë më parë ishte paralajmëruar një grevë 24 orëshë për ditën e hënë e cila papritur është anuluar.

Nano-Tahirit: Mund ta bëjmë një vizitë në Lazarat ne të dy? Tahiri i përgjigjet: Kjo s’është e mundur

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 16:32

“Ndërhyrja e fundit në Lazarat daton andej nga viti 1998”, tha ministri i brendshëm Saimir Tahiri në studion e programit të Mustafa Nanos, Jamais Vu. “Prej asaj here nuk është bërë më një ndërhyrje policore”, saktësoi ai, duke e thënë troç se në këtë moment zgjidhja policore e problemit do të ish e pamundur dhe një problem më vete. Në përgjigje të pyetjes së Nanos, se “a do të ishte e mundur që unë si gazetar e ju si ministër i brendshëm të niseshim për në Lazarat, e të hynim atje”, ministri la të kuptohet se kjo vizitë e tyre nuk do të ish e mirëpritur.

E shtunë rozë: Berisha “psikologjis” Ramën

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 15:04

Në një postim të gjatë në FB ish-Kryeministri Berisha merr nën mbrojtje Imamin, dhe i bën një “psikologjisje” Edi Ramës (ndihmuar edhe nga një psikologe me nofkën “Elda”) për të treguar se gjithçka me Imamin është “hakmarrje” e Edi Ramës prej komplekseve me Dhjetorin '90

Pjesë nga postimi:

Djali i Remzi Hoxhës ia kërkon eshtrat e babait... Edi Ramës!

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 11:54

Ishte 39 vjeç kur e zhdukën. Me rastin e kësaj dite familja jonë kërkoi të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë. E kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe asnjëherë nuk kemi hasur në derë të hapur. Sot për herë të parë në gjithë këtë histori tragjike të familjes sonë lind një fije shprese se do realizohet ajo që ne kërkojmë, do gjenden eshtrat e babait tim.”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme