Pashko vs Berisha, dy antipodet!

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 06:58

Në një rrëfim të gjatë për Luljeta Prognin në librin “Pardesytë e Bardha”, studenti i ekonomikut Dritan Shano rrëfen se PD-në e krijoi Gramoz Pashko. Megjithatë, ai konsideron se nuk ka pasur lëvizje për të hedhur sistemin, thjesht një antikonformizëm që shkonte deri te bisedat për liberalizim  dhe mbrëmjet për të dëgjuar muzikë të huaj. Ndaj, për të, festimi i 8 dhjetorit është thjesht një propagandë e makinës së PD-së.

Për Shanon, Ramiz Aliaj përzgjodhi grupin e intelektualëve që do të përdorej për balancë ndaj atyre qëmund tëbënin rezistencë brenda Byrosë. Pra, Berisha, Popa e Nano qëi lejonin vetes tëshprehehin kishin marrë “garanci” për ta bërë atë.

“Kur Kadare iku në Francë duke kërkuar azil politik, ishte e qartë për ne se ai zgjodhi të tërhiqej nga fusha e betejës. Mundet që të jetë se ai vendosi ta bënte në kushte më komode për veten dhe familjen e tij, nga Franca.”

Për Shanon, ishte Pashko ai që përpiloi 13 kërkesat/pikat që iu drejtuan udhëheqjes komuniste nga sheshi më 9 dhjetor. Ai thotë se Pashki ishte i pari, fliste i pari, “dhe në atë rrugë që hapje për të ka kaluar dhe Sali Berisha”. “Pashko ishte promotori i reformave, Berisha ishte antipodi i tij.”

k.c.

e plotë:

http://www.gazetatema.net/web/2013/12/21/intervista-pashko-ishte-lokomotiva-e-procesit-te-krijimit-te-pd-se-berisha-ishte-antipodi-i-tij/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shano kush?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.