Nano-Tahirit: Mund ta bëjmë një vizitë në Lazarat ne të dy? Tahiri i përgjigjet: Kjo s’është e mundur

“Ndërhyrja e fundit në Lazarat daton andej nga viti 1998”, tha ministri i brendshëm Saimir Tahiri në studion e programit të Mustafa Nanos, Jamais Vu. “Prej asaj here nuk është bërë më një ndërhyrje policore”, saktësoi ai, duke e thënë troç se në këtë moment zgjidhja policore e problemit do të ish e pamundur dhe një problem më vete. Në përgjigje të pyetjes së Nanos, se “a do të ishte e mundur që unë si gazetar e ju si ministër i brendshëm të niseshim për në Lazarat, e të hynim atje”, ministri la të kuptohet se kjo vizitë e tyre nuk do të ish e mirëpritur. Në terma më të saktë, ai la të kuptohet se askush, as shteti, nuk është i lejuar të shkelë në këtë moment në Lazarat.
Ministri e shihte zgjidhjen në një mënyrë tjetër. Ai është në kërkim të një zgjidhje jo policore që kërkon përfshirjen e të gjithëve, e mbi të gjitha përfshirjen e njerëzve të Lazaratit që janë duke e vuajtur këtë situatë atje, tok me namin e zi të këtij fshati të madh të çuditshëm.
Kush është i interesuar ta ndjekë këtë bisedë TV, mund të shkojë në linkun http://www.oranews.tv/emision/jamais-vu/. Biseda mbi Lazaratin është në 15 minutat e para të programit.
Re.Pu.
Comments
Tahiri ne versionin "pule e

Tahiri ne versionin "pule e lagur" kur ra fjala per Lazaratin e kishte humbur ate entuziazmin parazgjedhor ku nuk linte gje pa thene kunder Berishes mbi ceshtjen e administrimit te ketij problemi e duke premtuar se do ta zgjidhnin ate sa te vinte ne pushtet. Ne kete interviste ai pohon terthorazi se paska genjyer paq e tani qe eshte ulur ne kolltukun e ministrit po e kupton se nuk di si ta zgjidhe ate. Cfare po behet me ate planin e bashkerenduar me forcat italiane per marrjen nen kontrollin e shtetit te Lazaratit? Rilindja po del te jete shprehje e nje diletantizmi te pashoq.

Eshte tjeter te genjesh dhe

Eshte tjeter te genjesh dhe tjeter te thuash se nuk di si ta zgjidhe probemin.

Kur zotohesh ta zgjidhesh

Kur zotohesh ta zgjidhesh problemin e Lazaratit para zgjedhjeve e me pas ulesh ne kolltukun e ministrit e deklaron se nuk di ta zgjidhesh ate, do te thote se ke genjyer, pastaj mund ti vish rrotull muhabetin sa te duash. Sidoqofte nuk eshte kjo e vetmja pike ne te cilen "rilindesit" po zhgenjejne elektoratin me dilentantizmin dhe narcizizmin e tyre.

kam respekt per

kam respekt per Sajmirin.Ndoshta ministri me i suksesshem deri tani,por provokacionit te gazetarit Nano,qe beri shume mire,ose i pergjigjesh se javen tjeter do shkojme,ose javen tjeter jap doreheqjen...Se ja,del ndonje dell RP si puna ime,qe ate qe s'e ben Tahiri e ben ai.Me jep Rendin dhe per nje muaj ftoj Nanon e gjithe gazetaret te pijne kafe mu ne mes te Lazarati.Kur nuk kontrollon dot nje fshat,çfare Rendi eshte atehere?Ku eshte suksesi ketu?

Nuk eshte puna per te bere

Nuk eshte puna per te bere relin e kaposhit por duhet te zbatohet ligji dhe te shikoni si do behen Lazaratasit si nje pule e lagur si dikure

Sinqerisht, gjate fushates,

Sinqerisht, gjate fushates, Sajmir Tahiri me shembellente ca me Kadri Hazbiun (jo per shkak te akuzave bajate, naive, te pakripe, qe ia adresonte Berjosha-ato ishin thjesht folklorizem: nuk i benin dem Tahirit, por tymosnin bletet e kosheres Popull!). Me trembte, dhe ende me tremb, dekarimi i tij se "Jane nje numer vullnetaresh, me i madh se efektivi i sotem i Ministrise se rendit, qe mbajne shenim..."! Oh, s'e paskemi harruar Hazbiun, thashe!

Per Minister rendi edhe mund te dukej i pershtatshem, por keta e ben Minister te Brendshem...

Dhe Mustafa Nano, jo me te keq, mbase edhe pa qellim, e nisi biseden me te me ndonje foto te Tiranes se 1944-1945-es, kur ne rruget e saj gjemonte kenga vaj "Hakmarrje mbi dhè...!"

Por, ne bisede me Nanon, Sajmir Tahiri e kaloi steken e dyshimit tone, qe eshte normale t'ja veme gjithkujt qe ngjitet ne podin e ministrit, aq me teper te ubububu Minister i Mbrendshem!

Te jemi te drejte, edhe Nishani, me ka pelqyer si dukje teorike ne kete post, por Tahiri me la te ndjeja se, duke qene i rozte ne ca te kuqe te vjeter, ishte sidosi djale i mencur, me kulture dhe me deshire te qarte per te bere cfare mund te rregullohet ne kete vend.

Rama's Team eshte skuader rioshesh, por po te thinjen nga pak, prej tyre edhe mund te shpresohet...

Per Lazaratin se si u ndjeva: nje minister qe deklaron se nuk shkel dot atje, ne krahe te nje gazetari qe propozon pikerisht kete, e shfaq veten te pafuqishem. As me shkon ndermend se mund te nderhyet ne Lazarat dhunshem, por edhe sikur vertete kudo perqark Shqiperise te kete nga nje Lazarat per cdo vend fqinje, ministri i brendshem nuk sjell shembuj te tille per publikun!

Add new comment