Arkiv-Lajme
Tezat për Lidhjen Demokratike të Kosovës njësoj si ato për krijimin e PD-së. Qosja: “Agani ishte i pari”. Nuk mungon edhe një akuzë për tradhti
Akademiku kosovar Rexhep Qosja është rishfaqur vrullshëm në mediat shqiptare këtë fundviti. Në një intervistë që i ka dhënë sot gazetares Fatmira Nikolli, të “Gazetës Shqiptare”, Qosja ndalet te akuzat dhe vlerësimet për figurën e Adem Demaçit,ndërkohë që vetë GSH, ka vendosur si titull këtë pohim të akademikut: “Rugova tradhtar, shkoi te Millosheviçi”. Siç mund të vihet re akuza për tradhti, shumë e rëndë dikur dhe gati absurde në ditët e sotme, vijon të qarkullojë si etiketë për kundërshtarët politikë.
Kryeministri kalon Krishtlindjet në familjen e Aleks Nikës
Kryeministri Edi Rama, bashkë me bashkëshorten, Linda Rama ka zgjedhur për të kaluar festën e Krishtlindjeve familjen e Aleks Nikës, njërit prej katër viktimave të 21 janarit 2011. Ka qenë vetë kryeministri që ka bërë publike prezencën e tij në familjen Nika përmes një mesazhi në Facebook. “Në shtëpinë e Aleks Nikës për të uruar Krishtlindjet në pragun e një Viti të Ri që të gjithë bashkë, do ta kthejmë në vitin e shpresave të rilindura për një Shqipëri më të drejtë dhe me të mbrojtur në trupin, zemrën e mendjen e vet”, shkruan Rama.
s.z
Zëri: Akademiku “danez” Qosja, që sheh të zezat e Tiranës dhe nuk kritikoi një herë Thaçin
Prononcimet dhe intervistat e gjata të akademikut kosovar Rexhep Qosja në mediat e Tiranës, ku ai merret gjatë me ngjarjet e personazhet e politikës dhe jetës publike të Shqipërisë, shigjeton politikanë për korrupsionin e shumëpërhapur (e ka me Berishën) apo publicistë për qëndrime të caktuara (kryesisht e ka me Lubonjën, dikur edhe me Kadarene), kanë “lodhur” analistin Lavdim Hamidi. Ky i fundit në gazetën Zëri nuk i ka kursyer thumbat për Qosen, që e quan “një akademik danez që e sheh Ballkanin nga perspektiva e vendit të vet”.
Ish gardisti Skeja në pranga nën akuzën e gjobëvënies
Për herë të parë emri i ish gardistit Fatos Skeja u bë publik në incidentin e plagosjes së një kamarieri në një lokal të njohur të Tiranës, që më pas tërhoqi kallëzimin. Për herë të dytë, kur emri i tij u përmend nga vëllezërit e Hekuran Dedës, protestuesit të vrarë më 21 janar, si ndërmjetës personal i ish kryeministrit Berisha për të “qetësuar” familjen Deda. Rasti i tretë ishte pas zgjedhjeve të 23 qershorit, kur u përmend për një gjobëvënie prej 10 milionë lekësh të reja një biznesmeni shqiptaro-amerikan, i cili ka edhe lidhje familjare me Skejën.
Presidenti ngatërron Krishtlindjet me Pashkët. Të paktën feja mbetet po ajo
Përmendja e termit “ringjallje” në urimin presidencial të kreut të shtetit Bujar Nishani për besimtarët e krishterë këtë prag Krishtlindjesh, e hodhi atë në një festë të disa muajve më pas, të Pashkëve. Ndoshta edhe stafi presidencial, i zhytur në terminologjinë paqtuese dhe melodioze të rreshtave, nuk arriti të kthjellohej aq sa ta kapte gafën. Gjithsesi, me përjashtim të kësaj shkarjeje, mesazhi qëndron:
Ukraina fut në listë të zezë 36 persona si nxitës “turbullirash”, mes tyre Saakashvili
Protestat kundër refuzimit që qeveria ukrainase i bëri Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE-në vazhdojnë. Por po njësoj vazhdojnë masat e presidentit Janukoviç kundër “të dyshuarve për veprimtari destabilizuese”. Pasi nënshkroi marrëveshjen gjigande tregtare me Rusinë, qeveria e Ukrainës ka ndaluar 36 të huaj të hyjnë në këtë vend, përfshirë ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.
“Babagjyshët” me armë grabisin në TEG, panik në qendrën tregtare
Dy persona të armatosur dhe të maskuar si babagjyshë të Vitit të Ri (foto ilustrative), para rreth gjysmë ore kanë kërcënuar shitësen e dyqanit duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuteri me vlerë. Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia ka mbërritur në qendrën tregtare dhe po merr të pyetje dëshmitarët. Ndërkohë vijon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e grabitjes. Qytetarët janë terrorizuar për disa çaste, ndërkohë që qendra këto ditë ka frekuentim të shtuar për të bërë shpenzimet e fundvitit.
a.k
Projektligji ndalon çiften e gjuetarëve për dy vjet. Moratoriumi parashikon gjoba të kripura
Pas mbylljes së shumë furrave të gëlqeres në zonën e Krujës, një tjetër lajm i mirë vjen nga fronti i ruajtjes së mjedisit. Shqipëria ndalon për dy vjet gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve në të gjithë territorin e saj, sipas një projektligji të qeverisë, paraqitur në parlament. Moratoriumi ka ardhur si pasojë e nevojës për përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie në vend. Në nenin dy të tij parashikohet dhe pezullimi i të gjitha lejeve dhe kontratave të gjuetisë.
Paketa e re e pensioneve, propozohet mosha 70 vjeç për burrat dhe 65 për gratë
Marsin e ardhshëm do të nisin diskutimet e paketës së re të pensioneve, e cila po hartohet nga specialistë të Ministrisë së Financës dhe asaj të Punës. Në paketën e re do të hidhet për diskutim edhe rritja e pushimit të pleqërisë me 5 vite. Mosha e daljes në pension është 60 vjeç për gratë dhe propozohet të bëhet 65 vjeç; për burrat është 65 vjeç dhe pritet të bëhet 70 vjeç, njofton Shekulli. Kjo rritje e ndjeshme e moshës së pensionit ka qenë një kërkesë e hershme e Bankës Botërore. Ajo bëhet për disa arsye; e para, jetëgjatësia e shqiptarëve është rritur nga 70 vjeç në 76 vjeç.
Kuvendi miraton projektbuxhetin. Rama: Legalizuam borxhin që na la Berisha
Pas një seance dy-ditore parlamentare është miratuar në parim nga Kuvendi i Shqipërisë projektbuxheti për vitin 2014. Pas votimit elektronik, projektbuxheti ka marrë 79 vota pro dhe 37 vota kundër, e asnjë abstenim. Kryeministri Rama ka kërkuar votën pro, për buxhetin e vlerësuar sipas tij “të kthesës dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit.