Shënim: Krahasim barre tatimore, 2014 vs. 2012

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 05:51

Në dabatin 24-orësh rreth paketës fiskale të 2014-ës, opozita e quajti atë draft të shkatërrimit ndërsa mazhoranca e quajti një paketë që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Por le të krahasojmë projekt-buxhetin aktual me atë të vitit 2012, kur opozita aktuale ishte në pushtet dhe mazhoranca aktuale ishte në opozitë (2013-ën nuk po e marrim në konsideratë sepse ishte një vit gjysmagjel nga pikpamja e pushtetit).

Barra tatimore në 2014-ën parashikohet të jetë 24% (të ardhurat tatimore pjestuar për  Produktin e Brendshëm Bruto - PBB), ndërsa ishte 23.4% në buxhetin e 2012-ës. Pra, vjelja nga shteti e pemës ekonomike parashikohet të rritet me vetëm 0.6%, krahasimisht me 2012-ën. Duke analizuar zërat një nga një, për të parë sesi kontribuon secili në këtë rritje 0.6%, konstatojmë:

Tatimi mbi Vleren e Shtuar pakësohet me 0.6% të PBB-së

Tatimi mbi Fitimin shtohet me 0.1% të PBB-së

Akcizat shtohen me 0.4% të PBB-së

Tatimi mbi te Ardhurat Personale pakësohet me 0.1% të PBB-së

Taksat Nacionale dhe të tjera (ku përfshihet dhe taksa e karburantit) shtohen me 1.0% të PBB-së

Taksat Doganore pakësohen me 0.1% të PBB-së

Taksat Lokale pakësohen me 0.3% të PBB-së

Tatimi mbi Pasurine (ndertesat) shtohet me 0.1% të PBB-së

Tatimi mbi Biznesin e vogël pakësohet me 0.1% të PBB-së

Te ardhurat nga Fondet Speciale (Sigurimi Shoqeror, Sigurimi Shendetesor, etj) shtohen me 0.3% të PBB-së.

Siç tregojnë këto shifra, rritja e barrës tatimore prej 0.6% të PBB-së (rreth 84 milion dollarë), krahasimisht me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga rritja e taksave nacionale prej 1% të PBB-së (rreth 140 milion dollarë). Rritje kjo që balancohet me pakësimin agregat prej 0.4% të PBB-së në zërat e tatimeve dhe taksave të tjera (rreth 56 milion dollarë).

PBB-ja parashikohet të jetë rreth 14 miliardë dollarë vitin që vjen.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>I ke pare paksa gabim te dhenat. Te ardhurat nga taksat do te jene mbi 26 per qind te PBB-se, 1.5 per qind do te jepet nga taksat shtese. Plus borxhi publik ne masen 7 per qind te PBB-se, i cili eshte gjithashtu barre fiskale sepse do te paguhet nga taksapaguesit, pra afersisht 33 per qind do te jete kostoja e shtetit ne ekonomi</p>

Submitted by respublica (not verified) on

<p>barra tatimore eshte e ndryshme nga barra fiskale. barra tatimore eshte 24%</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.